Home Bota Snowden reagon ndaj CNN, sugjeron “një titull më të mirë” në lajmin...

Snowden reagon ndaj CNN, sugjeron “një titull më të mirë” në lajmin rreth “5 milionë dollarëve të fituar nga shitja e librave”

Edward Snowden ka akuzuar CNN për “shtrembërim” të fakteve duke pretenduar se ai ishte i gatshëm “të humbte” të ardhurat e librit në favor të qeverisë amerikane.

Ai madje ofroi një titull “më të mirë” për pjesën e kontestuar të mediumit prestigjioz.

Duke cituar dokumente të gjykatës amerikane, CNN njoftoi se Snowden “ra dakord” për të humbur më shumë se 5 milionë dollarë që ai dyshohet se kishte fituar nga libri i tij.

Ai ka reaguar duke thënë se media ka “raportuar keq për këtë”.

“A) Kjo nuk është një marrëveshje; Unë nuk e pranova atë. B) Gjykimi nga kjo çështje censure nuk është i ekzekutueshëm ndërsa jam në mërgim, por gjithsesi nuk kam pasur aq shumë para”, shkroi Snowden në Twitter.

Ai sugjeroi një titull “më të mirë” – “SHBA mund të fitojë deri në 5 milionë dollarë duke falur Edward Snowden” – në vend të “Edward Snowden bie dakord t’ia kthej SHBA-së më shumë se 5 milionë dollarë nga libri dhe fjalimet”.

Ndryshe, siç kishte shkruar CNN, Edward Snowden, ish-punonjës i CIA-s i cili në vitin 2013 publikoi për opinionin informacione për Shërbimin Inteligjent, ka pranuar që të heq dorë nga më shumë se pesë milionë dollarë që i ka fituar nga shitja e librave, të cilat do t’i kthehen qeverisë amerikane.

Librin e titullar “Permanent Record”, Snowden e botoi vitin e kaluar pa miratimin e qeverisë amerikane, duke thyer kështu marrëveshjen që e kishte nënshkruar me Agjencinë për Siguri Kombëtare (NSA) dhe CIA-në.

Gjykata Federale i është drejtuar Departamentit të Drejtësisë, të cilës i kërkon që Snowden të kthej paratë e fituara nga shitja e librave.

SOURCEbulevard news
Previous articleHumb jetën në mes të lokalit një burrë në Elbasan, dalin dyshimet e para
Next articleSaimir Vishaj bën deklarata e fortë: 167 persona të larguar nga vetingu po pastrojnë para me zyra avokatie