Home Politike Skemën korruptive të grabitjes nëpërmjet Inceneratorëve e projektoi, ndërtoi dhe mbrojti Rama

Skemën korruptive të grabitjes nëpërmjet Inceneratorëve e projektoi, ndërtoi dhe mbrojti Rama

Nga Luçiano Boçi

Të tjerë japin urdhëra!
Të tjerë financojnë “pa iu dridhur qerpiku” paratë e … publikut!
Të tjerë përfitojnë shuma marramendëse  me vetēm një firmë kryeministrore
Të tjerë arrestohen!

Kjo është pak a shumë fabula e asaj që po ndodh me inceneratorët.
Alqi Bllako për mua nuk është aspak lajm. Ai të mbajë peshën që i takon varësisht mëkatit. Të tjerët jo e jo.

Sepse:
Skemën korruptive të grabitjes nëpërmjet INCENERATOREVE
E projektoi RAMA
E ndërtoi RAMA
E financoi RAMA
E mbrojti RAMA
E shfrytëzoi ekonomikisht RAMA
E shtrydhi elektoralisht RAMA
Dhe çdo procedurë, lëvizje monetare deri në qindarkën e fundit është bërë patjetër me dijeninë e bekimin e RAMËS.

A mund të ma thojë dikush se ç’kuptim ka atëhere kjo valë zhurmash për arrestime pa RAMËN?!

Po e them vete: Asnjë kuptim!
Dhe e mendoni si do përfundojë kjo aferë?!

Deri diku si telenovelë turke.
Më saktë kështu si po e vazhdojnë, do të mbarojë si çështja e tenderit korruptiv të uniformave, ku u dënuan ca firmosës të vegjël të urdhëruar nga ata që ishin më sipër, të cilët vetë kishin marrë urdhër nga të tjerë akoma më sipër, të cilëve normal s’u hyri gjemb në këmbë.

Hajdutët me çizme japin leksione morali në media apo nga maja e karrikeve të politikës.
Dhe këtu:
E ha Abeshi për një blerje sheshi
E ha Çabiri se Rama ka ik nga fiqiri
E ha Kondi pa ditur ç’është eurobondi
E ha Papa si thikë nga prapa
E ha Kodra se flet pas bregut kodra

Ndërsa ai AUTORI, REGJIZORI, AKTORI i inceneratorëve qesh.
Qesh vesh më vesh dhe pa drojë atij “i cili ka guxuar ta shesë”, ia ngjesh.
Megjithatë “incenerimi” nuk ndalet!

SOURCEbulevard news
Previous articleBora Zemani i kërkoi shumën e madhe të parave? Ermal Mamaqi nxjerr të pathënat, bën deklaratën e papritur edhe për Donaldin dhe Beatrixën: Kam gënjyer që njerëzit të flisnin!
Next articleKam një mision për të kryer! Aktori Florjan Binaj largohet përfundimisht nga Portokallia pas 18 vitesh