Home Politike Skandali me Ramën dhe ish-zyrtarin e FBI-së/ Reagon Shpëtim Nazarko: Ngjarja njollos...

Skandali me Ramën dhe ish-zyrtarin e FBI-së/ Reagon Shpëtim Nazarko: Ngjarja njollos administratën

Analisti Shpëtim Nazarko  në studion e lajmeveën MCN Live ka komentuar lidhur me skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së të arrestuar dhe akuzuar dhe për fshehje të takimeve të tij me kryeministrin Rama dhe marrjen e shumave të mëdha të parave nga një shtetas shqiptaro-amerikan.

Lidhur me këtë, Nazarko tha se kemi të bëjmë me një rast të veçuar dhe se këto ngjarje janë tipike të të gjithë vendeve të varfra. Sipas tij e gjithë ngjarja njollos administratën dhe duhet të priten hetimet për të dalë në konkluzione, ndërsa shtoi se interesat e oligarkëve rusë në Shqipëri janë zero.

“Natyrisht kjo është tipike e të gjithë vendeve të varfra që e tentojnë këtë punë dmth që nga koha e perandorisë turke që përpiqen të krijojnë miqësi me pikat e larta që në këtë rast është Amerika. Duhet thënë se Amerika është një vend që i pranon lobimet, por të thuash që përmes lobimeve mund të arrish diçka në Amerikë nuk e besoj. Kemi të bëjmë me një rast të veçuar, natyrisht që kjo njollos në largësi qoftë dhe në afërsi një administratë të vendit tonë, por për të nxjerr konkluzionet duhen pritur hetimet e FBI. Duhet pritur dhe hamendjet janë të papranueshme në një vend si joni ku 5 vitet e fundit shoqërohemi nga me të tilla njoftimesh lobimesh. Flasim për një vend ku interesat e oligarkëve rusë me Shqipërinë i kanë zero dhe gjithë paratë e veta i siguron përmes lëndëve të para. Por një pjesë e tyre të futur në një mënyrë në politikë patjetër që kanë dhe interesa politike. Por ai që guxon të nxjerr përfundime të tipit preciz pa folur qartë FBI pa diskutim që bën gabim”, u shpreh Nazarko.

Previous articleMessi ka ndërruar mendje, dëshiron të kthehet te Barcelona
Next articleKovaçevski: Procesi për anëtarësim në BE nuk është proces i vetëm një njeriu