Home Slideri Skandali i Ujësjellësit të Durrësit, 2 miliard lekë për “investime” në prag...

Skandali i Ujësjellësit të Durrësit, 2 miliard lekë për “investime” në prag të fushatës elektorale

d.ademiVetëm pak muaj nga data e zgjedhjeve si për të justifikuar shpenzimet marramendëse të kryera në këtë ndërmarrje, sistemi i furnizimit me ujë është vështirë të ndreqet pa shumë kohë, ndërsa është përfshirë në një degjenerim të frikshëm. Në kohën që drejtuesi i këtij institucioni bën show mediatik (madje duke i ndërprerë edhe ujin vetë mediave për shumën 7 mijë lekë në një vit me gjithë kamatë-vonesa, kur i detyrohet miliona lekë reklama të paguara përgjatë një viti) rigoroziteti i zbatimit të ligjit ka mbetur këtu dhe kjo mund të quhet vendosja e parametrave ligjor. Pa i personalizuar gjërat do të ishte shumë mirë që Doklead Ademi, të kishte standarte të njëjta për të gjithë në zbatimin e ligjit. Po nëse ka një personazh që po shkatërron një qytet të tërë në furnizimin me ujë, duke menaxhuar në mënyrë perverse një ndërrmarje jetike për qytetin e Durrësit si dhe duke e kthyer atë në një sektor fitimprurës në kurriz të qytetarëve është drejtori i kësaj ndërrmarrje Doklead Ademi me bekimin e nunit të tij Sokol Olldashi. Në Ujësjellës është krijuar një gjendje alarmi për specialistët që nuk guxojnë të thonë fjalën e tyre dhe nuk po ndalojnë dot dorën shkatrrimtare të krerëve të kësaj ndërrmarrje të ndihmuar dhe “specialistë” militantë që kanë marrë përsipër këtë të fundit. Kështu po abuzohet në mënyrë shkatrrimtare me tubacionin kryesor Dn 700 dhe Dn 600 duke e nxjerrë jashtë funksionit arteriet kryesore të furnizimit me ujë të depove të qytetit. Për interesa të ngushta dhe afatshkurtra po bëhet një shkatërrim në të gjithë rrjetin shpërndarës, duke e bërë të pamundur menaxhimin e tij dhe duke krijuar një çoroditje në manovrimin e saraçineskave në të gjithë rrjetin. Me rastin e fushatës dhe natyrisht për të justifikuar shpenzimet marramendëse të kryera nga ndërrmarja për përmisimin e furnizimit me ujë të zonave me 2000 banorë, po derdhen para që kapin shifrat deri në dy miliard lekë të vjetra kur dihet edhe borxhi që kjo ndërrmarje i ka CEZ-it. Mjafton të futesh në buletinin e APP dhe do të shohësh investime që kanë të bëjnë me linja të reja ujësjellësi në zona rurale si dhe rikonstruksione rrjetesh egzistuese, blerje materialesh hidraulike dhe rikonstruksion zyrash. Po abuzohet në mënyrë të frikshme duke përmirësuar furnizimin me ujë të një zone me 2000 banorë dhe duke shkatërruar furnizimin me ujë të një qyteti me 200 mijë banorë. Kjo është një praktikë që në një të ardhme të afërt do të na përballë me një gjendje shumë të rëndë, të vështirë dhe të pariparueshme, shprehen nën zë specialistët. Sipas tyre mund të ndodhemi në një kolaps të furnizimit me ujë të qytetit dhe nuk do të ketë vlerë as edhe nxjerrja para përgjegjësisë e këtyre sharlatanëve që po e degjenerojnë për perfitime personale dhe nepotike të gjithë sistemin. Qytetari po paguan dyfish çmimin e ujit për të pasur të garantuar shërbimin dhe jo për t’u tallur ndërrmarja në fjalë me investime shkatërruese në këtë shërbim. Nesër natyrisht do të jetë shumë vonë, po dhe sot sistemi ka hyrë në një situatë të degjeneruar. Për të fituar miliarda dhe për të mashtruar dhjetra banorë në prag të fushatës po shkatërrohet i gjithë sistemi i furnizimit me ujë.

Previous articleKourtney Kardashian, pushime të nxehta me të dashurin
Next articleGuerilët sirianë zënë rob guvernatorin e një province