Home Slideri Skandali i pronave në ish NPV , Oerd Bylykbashi : Ja si...

Skandali i pronave në ish NPV , Oerd Bylykbashi : Ja si janë grabitur

14284918_1274375595908419_1445309722_oNë vijim te denoncimit që i është bëre grabitjes së pronave në ish NPV, gazeta Bulevard po boton te plote  raportin e hartuar nga Oerd Bylykbashi kur ishte ne zyren e ish kryeministrit Berisha për të lugyuar korrupsionin. Raporti botohet pa asnje shkurtim.

Raport Kontrolli mbi zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative në dhënien e vendimit nr.725, datë 18.04.2003 nga   ish Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave i Prefekturës së Qarkut Durrës.

Në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Durrës dhe në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të PalujtshmeDurrës, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Adminstrativ dhe Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave ka ushtruar kontroll lidhur me zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative në dhënien dhe regjistrimin e vendimit nr.725, datë 18.04.2003 nga ish Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave pranë Prefekturës së Qarkut Durrës.
Ky kontroll administrativ u ushtrua bazuar në Urdhërin e Kryeministrit, nr.575, datë 12.02.2008 si dhe Programin e punës përkatës nga ku rezulton sa më poshtë:

Me vendimin në fjalë ish-KKKP i Prefekturës së Qarkut Durrës është shprehur lidhur me kërkesën e bërë nga trashëgimtarët ligjor të ish-pronarit Ramazan Tabaku për trajtimine  pronës së ndodhur brenda vijës së verdhë të qytetit të Durrësit.

ZRKKP i Prefekturës së Qarkut Durrës me vendimin e mësipërm ka vendosur:

-Të njohë të drejtën e pronësisë ish pronarit Xhevrije Ramazan Tabaku, për sipërfaqen e tokës truall prej 5500 m2, ndodhur në lagjen nr. 18 Durrës.

-Në bazë të nenit 21 e 16 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, ish-pronarit për sipërfaqen prej 4834 m2 e zënë me objekt NPV Durrës, i lind e drejta e parablerjes, e në rast se nuk shfrytëzon këtë të drejtë kjo sipërfaqe toke kompensohet në bazë të nenit 10b në natyrë me sipërfaqe ekuivalente.

-Ndërsa diferenca e sipërfaqes prej 666 m2  e zënë me ndërtime të ndryshme, në bazë të nenit 10/b të ligjit të sipërcituar, ish pronarit i lind e drejta e kompesimit në natyrë me sipërfaqe ekuivalente.

Në marrjen e këtij vendimi ish KKKP i Prefekturës së Qarkut Durrës është bazuar në këto dokumenta:

-Vendim nr.319, datë 26.02.2003 i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës me objekt: “Vërtetimin e faktit juridik të parametrave të kufijve të sipërfaqes 5500 m2”

-Vërtetim nr. 85/1, datë 23.12.2002 nga Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave Durrës, sipas të cilit, z.Ramazan Tabaku ka të regjistruar në dokumentat kadastrale të vitit 1967, në Lagjen nr.3 tokë arë me sipërfaqe 5500m2

-Planimetrinë e pronës së pretenduar

Po ashtu në dosjen përkatëse janë administruar dhe disa dokumente të tjera të cilar nuk vërtetojnë drejtpërsëdrejtë pronësinë mbi pronën e pretenduar e të njohur me këtë vendimt.

Konkretisht:

-Deklarata e datës 10 shkurt 1945 për gjendjen financiare të “Ramazan Tabakut e Vllazen” për efekt tatimi të jashtëzakonshëm. Në aktivin e bilancit të deklaruar me këtë dokument në zërin “Pasuri e Palujteshme” cilësohet shënrim “24.6.41- një truall m2 419” dhe me poshtë shënim “1943 ndërtues mbi truallin e sipërshënuem”

-Një fletë me shënime dore “Informata të ndryshme” përsëri e lidhur me firmën “Ramaza Tabaku e Vllazën”.

-Shkresa nr.553 a, datë 23.09.1982 e Kryetrait të Komitetit Ekzekutiv KP të Qytetit në të cilin bëhet fjalë për prishjen e dy shtëpive, përkatësisht të Ramazan Tabakut në Lagjen nr.18. Sipas skicës, banesa rezulton të ketë një sipërfaqe 90 m2. Vlera e llogaritur për efekt shpronësimi është 14400 lekë.

-Projekt Vendimi për shpronësimin e banesave të Ramazan Tabaku, Karemen Paftali e Haxhi Rama kundrejt shpërblimit në lekë. Ky rpojekt-vendim nuk është nënshkruarnga Kryetari dhe Sekretari i Komitetit Ekzekutiv K.P.Rrethit.

Pra, i gjithë dokumentacioni më spër i cili është administruar në dosjen e vendimit 725, datë 18.04.2003 nga ish-KKKP Durrës, nuk është i qartë dhe i mjaftueshëm për të vërtetuar saktësinë e pronësisë së vjetër të Ramazan Tabakut për të gjithë sipërfaqene  epretenduar prej 5500 m2.

Nga verifikimi i bërë nga ana e grupit të kontrollit gjithë praktikës së mësipërme për marrjen e këtij vendimi nga ana e ish-KKKP i Prefekturës së Qarkut Durrrës, si dhe analizimi i hollëishëm të të gjithë dokumenatcionit i cili ka shërbyer në marrjen e këtij vendimi, rezultoi se:

Ish-KKKP i Prefekturës së Qarkut Durrës, në dhënien e venditmi nr.725, datë 18.04.2003, përvec dokumentacionit të sipërcituar i cili është administruar në dosjen përkatëse detyrimisht duhej të kishte kërkesat parandaluese të pronësisë së trullit në fjalë dhe dokumenacionin i cili vërtetton se prona është shfrytëzuar apo konfiskuar nga shteti. Ky detyrim i KKKP është 1-të ligjit nr 7698, datë 15,04,1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave për ish pronarët”, ku thuhet:

“Ky ligj u njeh ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre të drejtën e pronësisë për pronat e shtetëzuara, të shpronësuara apo të konfiskuara sipas akteve ligjore, nënligjore e vendimeve të  gjykatës të dala pas datës 29 nëntor 1944 ose të marra pa të drejtë nga shteti me çdo mënyrë tjetër, si dhe përcakton mënyrat dhe masat për kthimin apo kompensimin e tyre”

Në dokumentet që përbëjnë dosjen e objektit që kërkohet t’i kthehet ish-pronarit, dokumentit që vërteton shpronësimin, konfiskimin, shtetëzimin ose marrjen e pronës nga shteti në çdo formë tjetër, fillimisht kërkohet që të sigurohet nga ish-pronarët.

Në rast se këta të fundit nuk e disponojnë atë, komisionet e kthimit dhe të kompensimit të pronave, me kërkesën e të interesuarve, janë të detyruara t’u japin një kopje të dokumenteve që disponohen për këtë qëllim. Organet e pushtetit lokal, të drejtësisë, deget e rendit etj. janë të detyruara t’i dorëzojnë komisiomit të kthimit dhe të kompensimit të pronave të gjitha dokumentet e nevojshme që kërkohen zyrtarisht prej tyre, ose të bëjnë deklarim zyrtar në rast se nuk i disponojnë ato.

-Në komisionin e Kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve krijohen dosje të cdo objekti pronësie në këto dekomunte

-Kërkesa me shkrim për kthimin e pronës e nënshkruar nga ish-prnari ose trashëgimitarët e tij

-Dokumentat e pronësisë nga hipoteka kadastra.Në mungëse të tyre vendim i gjykatës që vërteton pronësinë

-Akti i trashëgimisë

-Dokumenti që vërteton shpronësimin, konfiskimin, shfrytëzimin ose marrjen e pronës nga shteti në cdo formë tjetër

-Dokumentacioni teknik nga seksionet e urbanistikës

-Dekumentet e punimeve për ndryshimet e bëra të objektit të vlerësuar nga ekspertët e caktuar nga komisioni nëse ka nevojë

-Deklarata personale për efekt të nenit 24 të ligjit

-Deklarata personal;e që nuk përfiton kthim ose kompensim trualli më shumë se kufijtë e përcaktuara me ligj, në rrethin ku paraqet kërkesën dhë në rrethe të tjera”

Ekzistenca e shrkesës nr.553/a, datë 23.09.1982 e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv KP të Qytetit në të cilin bëhet fjalë për prishjen e dy shtëpive, përkatësisht të Ramazan Tabakut dhe Karemen Paftali për efekt ndërtimi të banesave me punë vullnetare, shkresë e cila ka bashkëlidhur skicën përkatëse të banesës së Ramazan Tabaku në lgjen 18, nuk provon faktin e shpronësimit të sipërfaqes prej 5500 m2, në kuptim të nënit -1- të ligjit 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve”. Kjo për arsye se:

Së pari: në rastin konkret prona në fjalë është një shtëpi banimi dhe jo tok apo truall

Së dyti: sipërfaqja e shtëpisë është 90 m2 dhe nuk përmendet asnjë lloj toke apo truall me sipërfaqe 5500 m2, sic është pretenduar nga trashëgimtarët e ish-pronarit.

Së treti: Në ratsin konkret nga shteti rezulton se është paguar pronarëve kundërshpërblimi në lek për shpronësimin e shtëpisë sipas akteve ligjore në fuqi në atë kohë.

Së katërti: Projekt Vendimi për shpronësimin e banesave të Ramazan Tabakut etj…në pikën e -4- të tij bën fjalë për “marrjen e masave sipas rregullave në fuqi për strehimin e familjeve që banojnë në pronat që do të shpronësohen”

Së pesti: Në dosjen përkatëse mbi bazën e dokumentacionit rezulton të jetë marrë vendimi nr.725, datë 18.04.2003, nga ish KKKP Durrës, nuk rezulton të jetë asnjë dokument me anë të të cilit provohet lidhja e sipërfaqes së pretenduar prej 550 m2 dhe shtëpisë 90 m2, të shpronësuar nga shteti.

Pra, në këtë rast nga pretenduesit e pronësisë nuk është provuar asnjë lloj lidhjeje të shtëpisë së banimit me sipërfaqe 90m2 me tokën apo truallin 5500 m2 në kuptim të nënit -1- të ligjit 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish pronarëve”

Përvec sa më sipër, nga ish-KKKP i Prefekturës së Qarkut Durrës në marrjen e vendimti nr.725, datë 18.04.2003 nuk rezulton të jetë kryer asnjë lloj verifikimi për të saktësuar vërtetësinë e dokumentave të paraqitura nga kërkuesit. Ritheksojmë së dokumenti bazë në marrjen  e këtij vendimi ka shërbyer pikërisht vendimi nr.85/1, datë 23.12.2012 i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave Durrës, sipas të cilit “Z. Ramazan Tabaku ka të regjistruar në dokumentt kadastrale të vitit 1967 në lagjen nr.3 tokë arë me sipërfaqe 5500 m2”. Ky dokument nuk provon pronësinë e vjetër të Ramazan Tabakut mbi këtë pronë para vitit 1946 kur është bërë reforma agrare.

Në këtë rast, vetëm duke u nisur nga data e dokumentave kadastrale (regjistrat) në të cilat ky vërtetim bën referim. Komisioni  duhet të kidhte kontrolluar më parë zyrtarisht vërtetësinë e tij nëpërmjet korrespondencës me vetë Zyrëne  Administrimit dhe Mbrotjes së Tokave e më pas me institucionet e tjera përkatuara në aktet nënligjore për kthimin dhe kompensimin e pronës, kjo bazuar në VKM, Nr.301, datë 14.6.1993, “Për masat për zbatimin e ligjit, për kthimin e kompensimin e pronave ish pronarëve”, ku ndër të tjera thuhet :

“Kontrollojmë vërtetësinë e dokumentacionit që paraqesin ish pronarët dhe e ballafaqojmë atë me aktet ligjore e nënligjore që kanë shërbyer për shtetëzimin, konfisikimin ose shpronësimin e ish -pronarëve“

Pra, ajo cka ish-KKKP duhej të saktësonte e qartësonte përpara marrjes së vendimit të mësipërm, është fakti nëse prona e pretenduar ka qënë apo jo në pronësi të përdoruesir para vitit 1946, vit kur është bërë dhe reforma agrare. Ky verifikim duhej bërë për të saktësuar nëse këtë pronë z.Ramazan Tabaku nuk e ka përfituar nga reforma agrare por e kishte pronë të tij të vjetër.

Në fakt, verifikimi i mësipërm i Zyrës së Admionistrimit dhe Mbrojtjes së Tokave, Durrës, është kryer nga DKBAA. Kokretisht me shkresën nr.575/2, datë 14.02.2008, i është kërkuar kësaj zyre informacion i detajuar në lidhje me faktin nëse toka me sipërfaqe 5500 m2, sipas vërtettimit nr.85/1, datë 23.12.2002, i lëshuar nga kjo zyrë në referimit të dekumentave kadastrale, është tokë e dhënë në përdorim apo ka qënë në pronësi të vjetër (para datës 29 nënor 1944), të z,RAMAZAN Tabaku.

Në përgjigje të kërkesës tonë, nga Zyra e Administrimit dhe Mbrojtes së Tokanë në Këshillin e Qarkut Durrës, me shkresë nr.241/1, datë 26.02.2008, sqaron tesktualisht se : “Vërtetimi është lëshuar në bazë të regjistrit  Lista e Pronësisë Tokave, Dega e brendshme, lagjia nr.3. Përsa i përket kërkesës tuaj, nëse personi i sipërcituar (Ramazan Tabaku) e ka pasur në pronësi apo në përdorim, ne nuk mund të shprehemi pasi nuk disponojmë dekumentacionin që ta vërtetojnë një gjë të tillë”

Pra, në këtë rast është e qartë se vërtetimi nr.85/1, datë 23.12.2002, nuk është i mjaftueshëm dhe nuk duhet të ishte marrë në konsideratë nga ish-KKKP I Prefekturës së Qarkut Durrës, në marrjen e vendimit nr. 725, datë 18.04.2003, për asrye se  me të dhënat që dispononte ligjërisht ish-KKKP, ky dokument nuk provonte pronësinë e vjetër të Ramazan Tabakut mbi tokën në fjalë, pra ishte i pavlefshëm si provë dhe kjo pavarësisht ekzistencës së vendimit nr. 319, datë 26.02.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, me objekt “Vrtëtimin e faktit juridik të përcaktimit të kufijve të sipërfaqes  5500m2”. Ky vendim gjithashtu ka si provë thelbësore të tij gjithashtu vërtetimin nr.85/1, datë 23.12.2002 të Zyrës së Administrimi dhe Mbrojtjes së Tokave në Këshillin e Qarkut Durrës dhe me anë të tij gjykata rezulton të jetë shprehur për përcaktimin e kufijve të pronës së pretenduar dhe jo për vërtetimin e faktit jurdik të pronësisë së vjetër të Ramazan Tabakut mbi këtë pronë. Ky fakt bën vendimin nr.725, datë 18. 04. 2003 të ish-KKKP të Qarkut Durrës, objekt shqyrtimi, të paavlefshëm.

Përvec sa më sipër, duhet shtuar fakti se në arsyetimin e vendimit nr. 725, datë 18.04.2003 nga ish-KKKP të Prefekturës së Qarkut Durrës është cituar akti i trashëgimisë nr 1854, datë 12.11.2002 ku bëhen …………….

 

 

KONKLUZIONE

Në analizë të fakteve të mësipërme rezulton se:

Vendimi nr.725, datë 18.04.2003 i ish- KKKP i Prefekturës së Qarkut Durrës është vendimi i dhënë në kundërshtim të hapur me aktet ligjore dhe nënligjore për kthimin dhe kompesimin e pronës. Komisioni pasi ka pranuar të marrë këtë vendim mbi dekumentacion të pasaktë dhe jo te plotë, nuk i ka kryer asnjë lloj verifikimi për të saktësuar vërtetësinë e dokumentave të paraqitura nga pretenduesit e pronës si dhe nuk ka kërkuar dokumentacion për të vërtetuar që pronat përkatëse kanë qënë shtetëzuar apo konfiskuar nga shteti. Duke patur parasysh sa më sipër vendimi nr.725, datë 18.04.2003 i ish-KKKP I prefekturës së Qarkut Durrës duhet të shfuqizohet.

Për sa më sipër, bazuar në VKM nr. 94, datë 15.02.2006, “Për Miratimin e rregullores për funksionimin dhe procedurat e kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion të Këshillit të Ministrave, rekomandojmë:

  1. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në zbatim të pikës -1- të nenit 16, të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dh ekompesimin e pronës” i ndryshuar, të rishqyrtojë vendimin nr. 725, datë 18.04.2003 të dhënë nga ish-KKKP I Prefekturës së Qarkut Durrës
  2. Nga Zyra Vendore e Regjitrsimit të Pasurivetë Paluajtshme Durrës, bazuar në sa është konstatuar në këtë raport si dhe në nenin 44 të ligjit 7843, datë 13. 07.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar , të vendoset  masa kufizimi i përdorimeve mbi pasuritë e regjistruara, objekti i vendimit nr.725, datë 18.04.2003 të dhënë nga ish –KKKP I Prefekturës së Qarkut Durrës, deri në dhënien e vendimit nga AKKP Tiranë.
  3. Për zbatimin e rekomandimeve dhe masave administartive të mësipërme të njoftohen zyrtarisht Departamenti i Kontrollit Administrativ dhe Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministriave brenda 10 (dhjetë) ditëve.