Home Politike “Skandal”, Petrit Vasili akuza qeverisë: Po rrëmben në mënyrë të hapur çdo...

“Skandal”, Petrit Vasili akuza qeverisë: Po rrëmben në mënyrë të hapur çdo institucion të pavarur

“Skandal”, Petrit Vasili akuza qeverisë: Po rrëmben në mënyrë të hapur çdo institucion të pavarurDeputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj qeverisë përmes një postimi në Facebook.

Ai akuzon qeverinë duke thënë se po rrëmben në mënyrë të hapur çdo institucion të pavarur. Sipas tij “në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit, Qeveria dhe Institucionet e Pavarura të zgjedhura nga Kuvendi bëhen njësh me njeri tjetrin derisa edhe projektligjet i paraqesin bashkë”, duke iu referuar Projektligjit të ri për Fondin e pensioneve.

Reagimi i Vasilit:
SKANDALI!
Parlamenti ne kaos total, Qeveria rremben haptas Institucionet e Pavarura!
E pabesueshme, por e vertete !!!
Ne dhunim te Kushtetutes dhe ligjit, Qeveria dhe Institucionet e Pavarura te zgjedhura nga Kuvendi behen njesh me njeri tjetrin derisa edhe projektligjet i paraqesin bashke.
⁉️ Konkretisht Projektligji i ri për Fondin e pensioneve private u paraqit ne Kuvend ne Komisionet Parlamentare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiara (AMF) permes Drejtorit te Pergjithshem te AMF-se Ervin Mete se bashku me perfaqsuesen e qeverise Zv.Ministren e Financave Olta Manjani.
AMF eshte institucion i pavarur ku anetaret e te cilit zgjidhen nga Kuvendi dhe AMF nje here ne vit raporton ne Kuvend.
Ligji per AMF percakton qarte ne nenin 3 se :

“Autoriteti, brenda kompetencave të përcaktuara në këtë ligj, është i pavarur nga çdo pushtet tjetër dhe çdo person juridik apo fizik për ushtrimin e detyrave të ngarkuara dhe realizimin e veprimtarisë së tij. Cilido prej tyre është i detyruar të respektojë pavarësinë e Autoritetit, duke mos ndërhyrë apo penguar veprimtarinë e tij.”
Pra AMF eshte i pavarur nga cdo pushtet tjeter dhe te gjithe duhet te respektojne pavaresine e tij.
Po perse AMF dhe Drejtori i Pergjithshem i AMF Ervin Mete ne menyre te paligjshme vjen bashke me Qeverine dhe paraqesin po bashke projekt ligjin ne Komisionet Parlamentare per miratimin ne parim gje, qe ka ndodhur ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise dhe te Ekonomise??
AMF nuk ka asnje te drejte te propozoje projektligje sepse Ligji 9572 i vitit 2006 percakton prere ne Nenin 3 se :
“Autoriteti ka te drejte te nxjerre akte qe jane, rregulloret, rregullar, udhezimet, manualet apo metodoligjite e miratuara nga Bordi i Autoritetit ne zbatim te kompetencave te parashikuara ne kete ligj apo te legjislacionit perkates ne fuqi per permbushjen e funksioneve rregullatore e mbikqyrse si dhe per organizimin dhe funksionimin e Autoritetit”.
Pra Ligji 9572 eshte shterrues dhe nuk i njeh ne asnje rast AMF-se asnje te drejte te paraqese e propozoje projekt ligje.
Po perse AMF-ja vepron ne shkelje flagrante te Ligjit dhe shkon e propozon Projekt ligje ne Kuvend bashke me Qeverine??
‼️ Lindita Nikolla duhet te marre urgjentisht vendimin e anullimit e menjehershem te ketyre prezantimeve te bera te Projektligjit për Fondin e pensioneve private ne Komisionet Parlamentare te Ekonomise dhe Shendetesise duke i konsideruar Nul ato.
‼️ Lindita Nikolla duhet te mbaje qendrim zyrtar ndaj Kryetareve te Komisioneve Parlamentare per shkeljen flagrante te Rregullores se Kuvendit.
‼️ Lindita Nikolla duhet ti propozoje Kuvendit mbajtjen e qendrimit zyrtar ne seance plenare ndaj AMF-se per shkeljen flagrante te ligjit dhe paraqitjen e AMF-se ne Kuvend si bashkepropozuese te nje Projekt ligji te Qeverise.
Parlamenti eshte ne nje kaos te plote dhe nden dhunim e pushtim te perditshem nga Qeveria duke u kthyer totalisht ne bisht te saj dhe kjo situate duhet te marre fund menjehere.
Kryetarja e Kuvendit Nikolla mban pergjegjesi shume te madhe qe lejon me dashje nje situate te tille paligjshmerie te plote, nga e cila buron tensionimi dhe bllokimi i qellimshem i veprimtarise parlamentare nga rilindasit ne qeveri dhe ne Kuvend.

Previous articleKurti për dialogun me Serbinë: Njohje reciproke si thelb – Reciprocitet si princip
Next articleBanor i ri i Big Brother VIP? Elvis Pupa zbulon arsyen pse po lë Australinë…