Godina në të cilën ndodheshin zyrat publike të njësisë numër 7 në Tiranë, janë shembur ditën e sotme. Dosja.al ka siguruar pamjet nga prishja e ndërtesës në zonën e ish uzinës Enver, në tokën e së cilës është planifikuar që të ndërtohet një pallat.
Toka publike do ti kalojë kompanisë Arlis, e cila është e njohur për prishjen e parkut në vitin 2016, e tashmë për prishjen e zyrave publike.
Dosja.al mëson se zyrat e njësisë 7 janë transferuar prej disa ditësh në godinën ‘Arlis’, te pallatet e reja.