Home Politike Skandal i Dukës me fondet e UEFA-s, Braçe: Mos dhe tani që...

Skandal i Dukës me fondet e UEFA-s, Braçe: Mos dhe tani që dolëm të tretë në grup! Mos është bankë në të zezë dhe nuk e dinim?

Ish.zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas skandalit në FSHF ku i janë bllokuar llogaritë pas vendimit të Armando Dukës, i cili ka shpërdoruar edhe fondet e UEFA-s. Braçe i druhet se pasojat e këtij skandali do të mund të ndikojë edhe në renditjen e Kombëtares së Shqipërisë në grupin për eliminatorët në Botëror.

“Mooooooos! Çfarë ka ndodhur kështu? C’është kjo gjëmë? Dhe kur, tani që dolëm të tretët në grup! Si mund tja bëni këtë? Si? Pale, thoni që është dhe vetëm fillimi! Mos dhe me lekët e UEFA-s, mos është bankë në të zezë dhe nuk e dinim”, shkruan Braçe.