Home Aktualitet Skandal: Drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore kërkon 2000 euro për të mbajtur në...

Skandal: Drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore kërkon 2000 euro për të mbajtur në punë punonjësin

monika tahiriVazhdon denoncimi i skandaleve të drejtorësh të Sigurimeve Shoqërore në Durrës, Znj. Monika Tahiri, e cila këtë rradhë është denoncuar nga një ish punonjës i kësaj dege me arsyen e vetme për të qëndruar në punë. Denoncimi ka ardhur pak ditë më parë dhe ka të bëjë me një nga strukturat e rëndësishme të degës së Sigurimeve Shoqërore në Durrës. Ish punonjësi i sigurimeve ka thënë për gazetën “Bulevard” se është thërritur në zyrë nga drejtoresha Monika Tahiri dhe kjo e fundit i ka kërkuar 2000 euro çdo muaj për të qëndruar në punë. Sipas drejtoreshës kjo shumë i kërkohej atij për të financuar jo pozicionin e saj si e emëruar në këtë post, por për të financuar PDIU-në e cila e kishte emëruar bazuar në një marëveshje me partinë demokratike. Gazeta “Bulevard” disponon të plotë bisedën e personit në fjalë me drejtoreshën ku kjo e fundit i ka kërkuar dhe 4000 euro për muajt që ai nuk kishte ushtruar aktivitetin e tij si drejtues i strukturës. Po ashtu personi në fjalë ka kërkuar nga redaksia që të mos e bëj publik emrin e tij pasi ai është në një proçes gjyqësor pikërisht ndaj drejtoreshës Monika Tahiri, por ndërkohë ka bërë të ditur se do të padisë për këtë fakt me emër konkret skandalin e abuzimit të kreut të Sigurimeve Shoqërore. Ndërkohë burime pranë drejtoreshës kanë bërë të ditur se ky nuk është rasti i parë që ajo bashkë me bashkëshortin e saj qe e ka kthyer nga kuzhinier në sekser, kërkojnë para për të mbajtur njerëz në punë, për të emëruar njerëz në punë ose në rastin më të keq për të ngritur në detyrë njerëz që janë të lidhur me familjen dhe fisin e znj. Tahiri. Në inçizimin audio, znj. Tahiri i kërkon zotërisë në fjalë 2000 euro çdo muaj si taksë partie dhe kjo për faktin e thjeshtë se asaj i duhet që të paguajë tek Shpëtim Idrizi të njëjtën shumë si shpërblim i emërimit të saj në këtë post. Ajo e ka justifikuar të gjithë këtë veprim të sajin me faktin e thjeshtë se ka ardhur në këtë post duke paguar dhe do të qëndrojë aty duke dhënë pagën që ka premtuar si drejtoreshë e koalicionit. Monika Tahiri është drejtoresha më e përgojuar gjatë 22 viteve kur në pesë muaj ajo ka një sërë proçesesh gjyqësore, ka probleme me prokurorinë dhe mbi të gjitha ajo ka probleme me sekserët, të cilët i ka thërritur pranë vetes për të vjedhur pensionistët dhe invalidët, ose më saktë ajo është kthyer në ulkonjën që vjedh shtresat në nevojë.

Previous articleRita Ora merr dhurata nga Berisha: Mburruni që jemi shqiptarë
Next articleVangjush Dako: Nuk do jem kandidat në listën e PS-së për deputet. Do respektoj votën e qytetarëve të Durrësit