Home Politike “S’ka nevojë populli për tallava, punë e rrugë jo, rini s’ka më”,...

“S’ka nevojë populli për tallava, punë e rrugë jo, rini s’ka më”, qytetarja i flet “troç”, Luçiano Boçi: Leksione qytetarie nga një zonjë në Elbasan

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka vijuar takimet me qytetarët
në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në një prej shtëpive ku ka shkuar, Boçi ka gjetur përkrahje dhe mbështetje nga një zonjë, e cila ka theksuar se populli nuk do tallava, por punë dhe të rritet mirëqenia.

“Leksione qytetarie nga një zonjë në Elbasan🤗 Kjo është forca e qytetarëve të mi ❤️”, shkruan Boçi në Facebook.

Qytetarja: Socialist thonë kemi ba, çi ka ba. Unë s’kam nevojë për atë që po bën ky te Shkumbini, populli do rrugët e veta. Lagjet dhe rrugët e Elbasanit janë përtokë, e para. Punësimi dy. Rini s’ka këtu, ne jemi vetëm pleq. Ku është rinia, s’ka rini. Punësimi në radhë të parë që çdo familje duhet para, a ka nevojë për punë a s’ka nevojë për punë. Sa veta janë në punë, jo të rrojë partia atje fut të partisë atje se ja pret truni se s’ja pret truni, rri me këmbë përmbi këmbë atje. Unë ta jap me gjithë shpirt votën, unë ty të kam nga Elbasani, unë jam elbasanllie, me vërtet atë e kam respekt se dhe atë e njoh, po për ty siç thotë ai zotnia kryeministri atje që thotë është një… i thotë vetë ai ato punët e tjera, ne e kemi shkurt është një profesor i nderuar që ka mësuar të gjithë rininë e sotme, jo merr valle ti me një derr kalamani atje pa pikë turpi, tallava, s’ka nevojë populli për tallava. Për popullin të çojë në punë të rinjtë të hapi vende pune dhe të rregullojë të gjithë mirëqënien e popullit dhe populli është me të, jo kot fantazma.

 

 

Previous articleShoferi harroi frenat e dorës, autobusi përplas tre nxënëse në Greqi
Next articleDenoncimi i fortë i Palokës: Ulsi Manja po kontakton në telefon njerëz me rekorde kriminale, bashkë më Pjerin Ndreun u kërkojnë…