Home Bota Situatë dramatike në Kanada/ Zjarret shkrumbojnë mijëra hektarë tokë, evakuuohen 20 mijë...

Situatë dramatike në Kanada/ Zjarret shkrumbojnë mijëra hektarë tokë, evakuuohen 20 mijë banorë

Banorët në Yellowknife, kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë, janë urdhëruar të evakuojnë shtëpitë e tyre pasi vatra e zjarrit ka marrë përmasa kolosale.

Rreth 20 mijë banorë u larguan nga banesat, duke udhëtuar qindra milje drejt sigurisë ose duke pritur në radhë të gjata për fluturime emergjente, në sezonin më të keq të zjarreve në Kanada, shkruajnë mediat e huaja.

Ditën e djeshme, rreth 1500 persona u evakuuan në dhjetë fluturime, ndërsa të paktën 22 fluturime janë planifikuar për sot nga Yellowknife.

Autoritetet rajonale vlerësojnë se mund të evakuojnë rreth një të katërtën e banorëve me rrugë ajrore dhe nuk përjashtojnë mundësinë që kjo përpjekje të vazhdojë edhe nesër.

Previous articleBerisha: Beqaj pagoi 300 mijë euro për mbylljen e dosjes në vitin 2017, SPAK e mbrojti përsëri
Next articleBerisha: Balla njoftoi Bajrët, Rama e ka çuar aty për të nxjerrë në treg të dhënat e sistemit TIMS