Home Politike Situata politike në vend/ Kreshnik Spahiu: Këta bëjnë shumë mirë që s’largohen,...

Situata politike në vend/ Kreshnik Spahiu: Këta bëjnë shumë mirë që s’largohen, populli ynë këtë model “suksesi” preferon

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ironizon përmes një postimi në rrjetet sociale situatën politike në vendin tonë dhe tentativën e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u kthyer në krye të PD-së.,

Spahiu shkruan se çdo komb e vlerëson dorëheqjen e politikanëve, ndërsa populli ynë përkundrazi duartroket dhe mbështet ata politikanë që nuk largohen dhe madje i duartrokasin me burrëri.

“Çdo komb DORËHEQJEN e vlerëson si kurajo dhe integritet.

Shqiptarët e konsiderojnë dobësi dhe paaftësi, madje ata që e nuk shkulen, i duartrokasin për burrëri.

Shqip dhe troç: Këta bëjnë shumë mirë që s’largohen sepse populli ynë këtë model “suksesi” preferon!”, shkruan Spahiu.