Home Rajoni Situata në Veri/ Lajçak: Marrëveshja e Ohrit moment historik, por zgjedhjet në...

Situata në Veri/ Lajçak: Marrëveshja e Ohrit moment historik, por zgjedhjet në veri ishin “mina” ku nuk duhet të shkelnim

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosalav Lajçak deklaron se marrëveshja e marsit në Ohër ishte një moment historik për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për gazetën austriake “Kurier”, ai deklaroi se rrugës ka pengesa, duke përmendur kështu edhe zgjedhjet e prillit, zgjedhje këto që u mbajtën në katër komuna me  shumicë serbe.

“Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet të shkelim. Zgjedhjet lokale të prillit ishin një dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato”, tha ai.

Lakçak tha se aktualisht fokusi i BE-së është tek menaxhimi i krizës e jo tek normalizimi.

Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

Previous articleBurri godet në bark bashkëjetuesen shtatzënë në Korçë, gruaja aborton fëmijën (EMRI)
Next articleIsh-deputeti që denoncoi Metën, tani akuzon dhe familjarët e partisë së tij