Home Aktualitet Situata në Majën e Rrunës në Kukës, prefektura: Ka grumbuj drurësh të...

Situata në Majën e Rrunës në Kukës, prefektura: Ka grumbuj drurësh të thatë që vazhdojnë të digjen! Në Malzi janë shkrumbuar 2000 ha pyje

Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në këtë qark. Sipas informacioneve situata në Majën e Rrunës vijon që të jetë kritike pasi vatra e zjarrit është aktive. Sipas prefekturës dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme dhe vetëm në njësinë administrative Malzi janë djegur mbi 2000 hektarë me pyje dhe shkurre.

‘Sipas informacionit të marra nga terreni si rezultat i punës së bërë nga forcat zjarrfikëse të bashkisë Kukës punonjësit  e Nj.Ad Malzi dhe të pyjores dhe ndërhyrja nga ajri me Helikopter vatra e zjarrit ne Majen e Rrunes është mbajtur nën kontroll.

Brenda vatrës ka grumbuj drurësh të thatë që vazhdojnë të digjen. Me gjithë punën e bërë vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit. Gjatë të shtunës nga bashkia u angazhuan 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti.

Për gjatë gushtit në pyjet e Kukësit u shfaqën 20 vatra zjarri, 18 prej të cilave tashmë janë shuar.

Dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme. Vetëm në njësinë administrative Malzi janë djegur mbi 2000 hektarë me pyje dhe shkurre. Fatmirësisht nuk ka humbje në njerëz. Kukësi renditet i pesti në Shqipëri përsa i përket sipërfaqeve me pyje. Megjithatë, Bashkia Kukës, ka mjetet të pakta për të përballuar shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore.’- njofton prefektura.