Home Aktualitet Situata me COVID-19/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 13 infektime të reja...

Situata me COVID-19/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 13 infektime të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

MSH njofton se nga 400 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 400 testime, 13 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit. 21 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

 

 

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 400 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Berat.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Janar 2023)

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 400

Testime totale 2,027,626

Raste pozitive 333,169
Raste të shëruara 329,376
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 134
Fier 21
Vlorë 17
Berat. 7
Shkodër 5
Lezhë. 4
Durrës. 4
Gjirokastër. 2
Korçë. 2
Elbasan. 1

Previous articleHeqja e 15 pikëve, Max Allegri: Burrat qëndrojnë, synojmë Champions Leagu
Next articleÇfarë po ndodh brenda PD/ Alibeaj mund të zëvendësohet nga Bardhi në postin e kreut të grupit demokrat?