Home Aktualitet Situata e përmbytjeve në Lezhë, 800 Ha tokë në Zadrimë nën ‘pushtetin’...

Situata e përmbytjeve në Lezhë, 800 Ha tokë në Zadrimë nën ‘pushtetin’ e ujit

Situata në Lezhë si pasojë e përmbytjeve aktualisht paraqitet e qetë. Gazetari Elidon Ndreka, ka bërë një pasqyrim të situatës së përmbytjeve në Lezhë. Gazetari Ndreka raportoi se 800 HA tokë në Zadrimë janë nën pushtetin e ujit.

“Dëmet janë kryesisht në ushqimet e bagëtive. Përmbytjet kanë dëmtuar pjesët më të mëdha. Ka pasur një ulje të nivelit të ujit, por nga ana e Bashkisë këshillohet që të mos kalohet. Një familje është evakuuar, deri tani nuk ka pasur dëme në njerëz. Aktualisht reshjet janë me intensitet të ulët. Nëse vijohet në këtë mënyrë pritet të ketë rritje të nivelit të ujit në disa zona”, raportoi më tej gazetari.

Previous articleSerbëve “iu ikën truri”/ Fanellat në Botëror u duket si shqiponja me dy krerë e Shqipërisë, masakrojnë Federatën për logon e re
Next articleVrasja e çiftit shqiptar në Itali, flasin fqinjët: Dëgjuam britma. U tronditëm!