Home Aktualitet Situata e Covid-19/ Pas vendimit për mbajtjen e detyruar të maskave, zbardhet...

Situata e Covid-19/ Pas vendimit për mbajtjen e detyruar të maskave, zbardhet një tjetër urdhër i qeverisë

Qeveria ka vendosur të hapë kinematë. Hapja e kinemave në vendin tonë do të shoqërohet me një protokoll të veçantë, në kuadër të planit të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë personat që do të futen në kinema, do tju matet temperatura në hyrje të saj, ndërsa nëse dikush rezulton me temperatur 37.5 nuk do të lejohet.

Gjithashtu, rezervimet do të bëhen online për të shmangur radhët në hyrjet, kurse kur një person del pozitiv e gjithë kinemaja do të lahet dhe dezinfektohet.