Home Kulture Sitet e trashëgimisë, magnete të jetës kulturore dhe ekonomike

Sitet e trashëgimisë, magnete të jetës kulturore dhe ekonomike

Jo vetëm restaurim dhe muzealizim, por edhe rijetësim dhe shndërrim në magnete të jetës kulturore dhe ekonomike.

Ky është synimi i programit EU4Culture, që po zbatohet nga UNOPS Albania në objekte të trashëgimisë kulturore nëpër qytetet e goditura më fortë nga tërmeti i nëntorit 2019.

Paralelisht me restaurimin e këtyre objekteve Ministria e Kulturës, UNOPS dhe Qendra Muzeore Durrës, po punojnë për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Pasurisë Kulturore dhe Planin e biznesit për një rrjet institucionesh dhe objektesh shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Durrës: Muzeu Arkeologjik, Kulla Veneciane dhe Hamami.

Ky plan ka për qëllim mirëmenaxhimin e këtyre aseteve të rralla, mbrojtjen dhe promovimin e tyre.

Zbatuar nga UNOPS, EU4Culture synon gjithashtu të rrisë potencialin turistik lokal dhe të krijojë vende pune.

Previous articlePort Durrës/ Policia Kufitare, kontrolle të shtuara për parandalimin e kalimit të kufirit të mënyrë të kundërligjshme.
Next articlePrivatizimi i objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore/ Bardhi: Të mos ndërhyhet në projektligj! Alibeaj: Shteti po i hedh benzinë zjarrit!