Home Slideri Si u lirua nga burgu vrasësi Dan Hutra? Reagon Gjykata e Apelit

Si u lirua nga burgu vrasësi Dan Hutra? Reagon Gjykata e Apelit

Tirana është tronditur ditën e sotme nga vrasja e tre grave, autori të cilave është Dan Hutra.

Vrasësi, ekzekutoi me armë zjarri motrën e ish-bashkëjetueses, kunatën si dhe një 31-vjeçare tjetër e cila ndodhej në oborrin e banesës së saj në zonën e Kamzës. Po ashtu, ai plagosi me thikë dhe të dashurën e tij në Astir.

Dan Hutra ishte në burg vetëm dy javë më parë për dhunë në familje. Ai kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Ky ndryshim erdhi pasi ish-bashkëjetuesja e kishte tërhequr kallëzimin ndaj Hutrës. Lidhur më këtë lajm ka reaguar Gjykata e Apelit që ka sqaruar në një njoftim për mediat se kjo kërkesë e tij është refuzuar. Tashmë pikëpyetje mbetet se si është liruar Dan Hutra nga burgu, teksa pritet një sqarim nga autoritetet përkatëse.

Njoftimi i Gjykatës: 

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra,  i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”,  parashikuar nga neni  130/a  të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e msës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Previous articleRritet besimi në Ekonomi, Banka e Shqipërisë: Ndikuan pozitivisht ndërtimi, tregtia e konsumi! Pritet serish rritje çmimi të banesave
Next articleKurti: Vuçiqi ka vendosur ta shkel propozimin e BE-së