Home Sport Si një verë 36-vjeçare, Giroud mahnit Francën, arrin një rekord unik

Si një verë 36-vjeçare, Giroud mahnit Francën, arrin një rekord unik

Fati e deshtë që Olivier Giroud të zbriste në fushë si titullar në sfidën e parë të Botërorit, në sytë e Deschamps ky pozicion i përkiste “Topit të Artë”, por në moshën 36-vjeçare, Giroud bëri që askush të mos ndjente mungesën e Benzema.

“Bomberi” i Milan jo vetëm që nuk zhgënjeu në premierën e tij në Katar, por realizoi një “dopjetë” golash duke kapur në majë një legjendë si Thierry Henry. Me 51 gola në total, Giroud bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, së bashku me Henry, por duket çështje kohe për të marrë i vetëm këtë status prestigjioz.

Përballë Australisë, Giroud me bëhet lojtari i dytë më i vjetër në historinë e Botërorit që realizon një dygolësh, pas Roger Milla-s: “Dua t’ia dedikoj këtë fitore Lucas Hernadez, humbëm një tjetër kampion”, u shpreh Giroud pas ndeshjes.

Jo vetëm Giroud, edhe mendimi i parë i Deschamps shkoi për yllin e Bayern, ndërsa shtoi se pavarësisht se e nisëm ndeshjen keq, bënë gjithçka për të fituar. Pashë shumë gjëra të bëra mirë, u shpreh ndër të tjera trajneri i Francës.

Previous articleBorë në Qafë Thore, ARRSH apel shoferëve: Lëvizni me kujdes dhe respektoni sinjalistikën
Next articleE kishit dëgjuar më parë? Llojet e kafesë zbulojnë karakterin tuaj