Home Ekonomia Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore përballë monedhës vendase?!

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore përballë monedhës vendase?!

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi rikuperoi disa ditë radhazi pikë ka regjistruar një rënie këtë të premte teksa blihet me 112.8 lekë dhe shitet me 113.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik pas një zbritje të kuotës gjate ditëve të fundit të kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera të qëndrueshme pasi blihet këtë të premte me 137.8 lekë dhe shitet me 139.2 lekë.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka shënuar luhatje të ndjeshme këtë fundjavë pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 119.1 lekë dhe është shitur me 119.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane është e vetmja valutë që e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi në raport me ditën e djeshme ka fituar pikë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 116.8 lekë dhe është shitur me 117.9 lekë./SCAN