Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-Kashar, kanë protestuar sot para Ambasadës Amerikane, duke akuzuar edhe njëherë qeverinë për projektin ku firma e ndërtimit po kryen punime pa leje. Ata shprehen se edhe pse po protestojnë prej 90 ditësh, nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje apo zgjidhje nga institucionet që janë drejtuar.
‘Kemi provuar të gjitha mënyrat dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Asnjë lloj përgjgije u jemi drejtuar me shkresë të gjitha institucioneve kopetente dhe nuk kemi marrë ansjë lloj përgjigje. Do vazhdojmë protestën”, tha njëri nga banorët.
Mes thirrje ‘Shteti na ka shitur’, ‘Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me gjak’ një tjetër banore e cila po protestonte para ambasadës Amerikane u shpreh se i kanë humbur shpresat që të ndihmohen nga qeveria, teksa shohin si të vetmen zgjidhje thirrje ndaj ambasadave. Banorja paralajmëron nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, protesta do të përshkallëzojë.
‘Kemi tre muaj që protetsojmë kemi shkruar në cdo institucion, në Bashki, në Ministrinë e Infrastrukturës, kryeministri paralament dhe sot ju kemi drejtuar ambasadës amnerikan zonjës Yuri Kim. Ishalla dëgjohet zëri jonë. Se cdo institucion na ka hedhur në rrugë dhe nuk pyet dhe a jemi banorë a jemi qytetarët të kësaj qeverie. Kujt qeverie duhet ti drejtohemi sepse shteti jonë po i bën një sy qor dhe një vesh shurdh. Ku do shkojmë e ne banorët e Bërxuëllës ku do drejtohemi. Prandaj i bëjmë thirrje zonjës Yuri Kim të pyesi të vejë dorën në zemër dhe t’i drejtohet kësaj qeverie që po e nëpërmkëmb popullin e saj. Duhet të marrim parasysh këto protesta që kemi bërë këto muaj se në askush nuk po na përkrah. Në rast se ne nuk na perkrah asnjëri do të ketë pasoja më të rënda për këtë protestë që po bëhet do shkojmë deir në vetëflijim, nuk do të dorëzohemi sepse askush nuk po na mbështet. Në disa vende që ka qenë ku kanë pas shku edhe prap kanë filluar disa punime nuk do tia dijë njeri fare’, tha banorja.
‘I drejtohem zonjës Yuri Kim se mjaft iu drejtuam ministres Balluku dhe kryeministrti që janë mbështjellë më atë petkun e ndyrsirës dhe spo ikin. I drejtohemi Yuri Kim që të na japë një rrugëzgjedhje’, u shpreh një banore tjetër.
Një tjetër banor shprehet se po ua copëtojnë pronat pa asnjë lloj projekti.
‘Ne jemi banorët e Bërxullës dhe kemi tre muaj që po protestojmë dhe nuk kemi lënë dikastere komuna kryeministrti dhe sot i jemi drejtuar ambasadës amerikane dhe ta dëgjojë gjithë Evropa se ne nuk po na jepet asnjë zgjidhje. Ne pronat po na i copëtojnë mespërmes pronat pa asnjë projekt pune. Njerëz me familje me blegtori dhe nuk e dimë s enga do të shkojmë dhe këtu është bërë një katastrofë e madhe dhe presim dita ditës që të na jepet një rrugëzgjidhje’, tha banori.
Edhe pse kanë më shumë se 3 muajsh që protestojnë, qeveria, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit. Më herët ata deklaruan se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore. Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut.