Home Sociale Shteti me ekonominë më të fuqishme kërkon urgjentisht punëtorë nga Shqipëria dhe...

Shteti me ekonominë më të fuqishme kërkon urgjentisht punëtorë nga Shqipëria dhe Kosova

Gjermania, ndër shtetet me ekonominë më të fuqishme kërkon punëtorë nga Shqipëria dhe Kosova.

Kërkesa është bërë publike nga shoqata gjermane Bäderverband, e cila ka mungesë të theksuar stafi infermierësh.

Kjo shoqatë ka parashikuar që gjatë kësaj vere të rekrutojë studentë shqiptarë nga infermieria dhe shkencat shoqërore për t’i transferuar në Mecklenburg-Vorpommern.

Sipas raportimeve nga “rtl.de” nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë pas diplomimit studentët nga Kosova dhe ata nga Shqipëria nga viti i ardhshëm do punësohen në Gjermani.

Drejtori i shoqatës Bäderverband, Marianne Düsterhöft, ka bërë me dije se ende nuk kanë një numër të caktuar se sa studentë shqiptarë do pranohen.

Për t’u bërë pjesë e këtij projekt-punësimi studentët duhet të kenë aftësi profesionale, të cilat do i dëshmojnë në një test në Gjermani.