Home Letersi “Shteti i përbashkët” me borxhe ndaj meje

“Shteti i përbashkët” me borxhe ndaj meje

NGA KALOSH  ҪELIKU

 

(Poezia xheloze)

 

Barkas më hyri në dhomë

E, u struk në shtrat. Natën.

Tha: Sonte, flej me Miken!

Jo! Poezia është xheloze

Qeshi. Po, unë jam Poezia.

 

Atëherë, nuk ka problem

Zhvishu! Hiqi simbolet:

Alegorinë. Ironinë. Stilin.

 

Lakuriq e shtriva mbi tavolinë…

 

 

(Lufta  vazhdon me  Penë)

 

Po. Jeta vazhdon Miku im Poet

Edhe pse, patëm luftë të ashpër:

Me “armikun”. Koronavirusin.

Pandeminë, që na rrasi në burg

Edhe, atë shtëpiak. Bythekrye.

 

“Armikun”. Nuk ka poblerm.

Lufta vazhdon me Penë…

 

(Arma ime e Luftës

rakia e rrushit)

 

I përdora të gjitha armët në Jetë

Në kohën komuniste. Neokomuniste:

“Nagëntin” e Babait. Penën me Dy tyta.

Librat. Edhe, “kashikarat” e serbit:

Përçudi, më shpëtoi rakia e rrushit

Ose, Engjëlli Grua: Lejdi Di?!

 

Dhe, ende jam gjallë në Shkup

Kryeqytetin me Koronavirus. Pandemi.

Lufta, ende vazhdon me Penë:

Edhe, Ditën e Nesërme, në Shqipëri.

 

Unë, nuk kam armë: Revole vdekjeprurëse

As “kashnikollov”. Bomba atomike:

Unë, e kam armë: Penën Kryengritëse…

 

 

(Shteti i  “përbashkët”

me borxhe ndaj Meje)

 

Nuk i kam borxhe  shtetit “përbashkët”

“Vëllazërim – bashkimit”. Neokomunist.

E kemi ndihmuar me burra. Gra. Pasuri.

Ndoshta, si shqiptarë brez pas brezi

Edhe, me histori. Shekuj nëpër Vite.

Po, si Poet me disa borxhe. Mëkate partiake

Përndryshe, deri më Sot: do të më padisnin:

Në gjygj, si “armik” i shtetit të ”përbashkët”.

Ose, do më rrasnin në burg si “i rrezikshëm”

Shpallnin ”terroristë” . “Armik” i popullit.

 

Kutadi, Unë: Sot, edhe, do më dënonin me

Disa vite burg. “Liri”, si “terrorist” shqiptarë.

Shtetit Jugosllav, dhe i sotmi Neokomunist

Nëse, u kam borxhe. Le të dalin publikisht:

Mjeteteve publike. Dyertë, i kanë të hapura

Krah më krah si burra partiak Nate. Jo, Dite.

Shkaku, se: Unë, i kam disa borxhe partiake

Manifestime poetike. Edhe, Qeveritare.

Borxhe, që s’janë të miat, po të propagandës

Partive politike në pushtet me trutë në legen.

Gjithë jetën, nuk më kanë dhënë vende pune

Poste, të merituara sipas partive politike.

Po, sipas “argatit” të “vëllazërim – bashkimit”:

Kabinete qeveritare. Honorare partiake.

Aqmëpak, në ministri. Para. Jam hudhur

Vendeve shqiptare me poste “politike”:

Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut.

Po, jo në Shqipëri. Vendlindjen e Babait

Katund. Që, solli në jetë si shtet “demokratik”

Në ish Mbretërinë jugosllave Komuniste?!

Sot, Neokomuniste. E, Unë: i mbajta gjallë

Librave piblicistik me pasurinë e Babait:

Penë. Poezi “erotike”. Dhe, Takime poetike

Parashikime, Ditën e Nesërme Shqiptare.

 

Dorën në zemër, nuk do të shitem, Sot:

Për pak para (tollumba partiake), as poste

Politike ”vëllazërim – bashkimi” me këmbët

Dhe, trutë në Legen. Dje, dhe  Sot. Nesër.

Mos e Them: as për diploma Universitare

Tituj shkencor. Universitet shtetëror. Privat.

Akademi “shkencore” tek shteti ish Jugosllav.

Që, Dje: më mbeti borxh një Poezi “Erotike”

Ditë Historike Shqiptare, në Shkup. Një Ibrik:

Me me dy çepa raki rrushi. Dhe, Dëllinje.

Dy Shtama verë Mike Di, pri para përkrahu

Rrugës, për “Baba Tomor”. “Parku i Grave”.

 

Edhe, një kusht: Nesër, mos më thuani, se:

Unë, Poeti nuk e dua shtetin e “përbashkët”

Po, thuani me trumbeta: ai, nuk e deshi  Poetin,

Brez pas brezi historik si “Armik”. “Terrorist”.

 

Ehu, Nanën: fatkeqësi! Sot, kombëtare. Shqiptare…

 

 

(Kalosh Ҫeliku hipi

në “Baba Tomor”)

 

Po. Kalosh Ҫeliku, pas “Parkut Grave”

Dëllinjave. Pishave, me Tri Gra në Luftë:

Përkrahu. Që, Njëra i printe para. Dy, Tjerat

I prinin dhiareve, në Shkupin Historik.

Me dudumët e pabesë, në “Bit – Pazar”

Edhe, Koronaviusin te “Parku i Grave”‘!

 

Sot, hipi me Tri Gra në  malin “Baba Tomor”

Dy shtama verë. Dhe, një Ibrik raki rrushi.

I lëroi Arat e Babait. I kositi Livadhet me ferra

“Parkun e grave”. Rrapin, në “Bit-Pazar.”

Rrëzë Ҫukës Ilire. Që, nuk e pushtoi Krajli

As Mbreti. Po, i ringjalli me  poezi Poeti.

 

E mbolli “Parkun e Grave” me Cuca azgane

Poezi. Dhe, raki të Dëllinjave Kryengritëse.

Parajsën e Bektashive. Dy shtamaverë.

 

Tri Cuca boheme me shami lidhur për brezi…

 

(Nga Libri: BURRI GRAVE, Shkup 2021).

Previous articleMungesa e fuqisë punëtorë në vend shqetësim edhe për biznesin italian: Qeveria të investojë te të rinjtë për arsimimin
Next articleRama takon kreun e Parlamentit grek: Qytetarët në vendet respektive, urat e forta mes nesh