Ajo është ndoshta puna më e vështirë në botë për femra. Por, duket se ky nuk është rasti i Bar Rafaelit.
Modelja e njohur izraelite vjen në koleksionin e fundit të të brendshmeve Passionata pikërisht si një shtëpiake.
E veshur vetëm me të brendshme, ajo shfaqet duke gatuar, pastruar dhe duke bërë punët e tjera të shtëpisë. Natyrisht që 27-vjeçarja do të ishte shtëpiakia perfekte. Por, në realitet shtëpiaket zakonisht nuk janë kaq të mira.