Home LifeStyle Shtëpia në kaos, Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë, Olta e...

Shtëpia në kaos, Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë, Olta e zgjon nga gjumi

Shtëpia e Big Brother është kthyer në një “kaos”, ku rrëmuja dhe pisllëku mbizotërojnë në të gjithë vendin.

Jori, Lorenci dhe Gerti kishin një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh që të kthenin “përmbys” shtëpinë dhe të fshihnin disa sende të rëndësisshme të banorëve, në një vend që atyre nuk do u shkonte mendja për t’i gjetur.

Ndonëse misioni ishte vetëm për Jorin, Lorencin dhe Gertin, edhe Luizi u bë pjesë e kësaj loje. Ky i fundit sapo u ngrit nga gjumi, derdhi ketchup-in në tavolinën e ngrënies.

Më pas, ai fshehu lugët e ekspresit bashkë me Elvisin dhe pastaj, hodhi atletet e Kristit në pishinë.

Pasi Luizi e bëri këtë veprim, Olta u zgjua nga gjumi dhe iu habit kur pa këpucët e Kristit brenda në pishinë.

Ajo shkoi në dhomën e gjumit dhe zgjoi Kristin, duke i thënë këtij të fundit që Vëllai i Madh ose banorët, ia kishin hedhur këpucët në pishinë.

Kristi u ngrit me shumë qetësi, mori atletet dhe i la në diell për tu tharë. Pas kësaj, ai hyri sërish në kuzhinë dhe pa që mbi tavolinë ishte shkruar emri i tij me Ketchup dhe nisi të qeshte.

Previous articleSa para duhet të kursejmë në varësi të moshës? Ekspertët kanë një përgjigje interesante për të gjithë ju
Next article“Arrestove Lefterin për t’i bërë qejfin Belindës/ Berisha akuza të forta Ulsi Manjas: E di gjithë Dibra…