Home Bota ‘Shtëpia e Berluskonit nuk është bombarduar asnjëherë, askush nuk i vrau të...

‘Shtëpia e Berluskonit nuk është bombarduar asnjëherë, askush nuk i vrau të afërm’, Zelensky ‘ngrin’ Melonin në konferencën për shtyp

Një sulm shkatërrues. Një incident diplomatik që masakron misionin e Giorgia Melonit në Kiev dhe errëson bashkëpunimin e plotë të ofruar nga kryeministrja italiane kundrejt Volodymyr Zelensky . Dy herë gazetarët e pyetën presidentin ukrainas për kritikat e Silvio Berlusconit të shprehura gjatë votimit në zgjedhjet lokale dhjetë ditë më parë, kur në praktikë ai fajësoi Ukrainën për luftën, duke kritikuar drejtpërdrejt qëndrimin e Zelenskyt.

“Disa drejtues kanë të drejtë të mendojnë, problemi i vërtetë është qasja e qeverisë italiane që i ka dhënë mandat atij drejtuesi. Unë besoj se shtëpia e Berlusconit nuk është bombarduar kurrë me raketa, tanket nuk erdhën kurrë në kopshtin e shtëpisë së tij, askush nuk vrau të afërmit e tij, ai kurrë nuk duhej të paketonte valixhen në 3 të mëngjesit për të shpëtuar ose gruaja e tij duhej të kërkonte ushqim dhe e gjithë kjo falë “dashurisë vëllazërore” të Rusisë. Unë u uroj paqe të gjitha familjeve italiane, edhe atyre që nuk e mbështesin Ukrainën, por e jona është një tragjedi e madhe që duhet kuptuar. Unë dua që ata të vijnë këtu dhe të shohin vetë, të shohin gjurmët e gjakut që kanë lënë”.

Previous articleDeputeti i PD-së nuk dorëzohet, del me paralajmërimin e fortë: Seanca parlamentare do bllokohet
Next articlePër shkaqe sigurie, mbyllet përkohësisht autostrada “Ibrahim Rugova”