Bazuar në fakte, disa persona thjesht duan të shkojnë në burg për arsyet e tyre të çuditshme. Disa me vetëdije dhe disa jo, këto janë disa nga krimet më të çuditshme në botë.
Të shkosh me dëshirë në burg
Kështu që ai shkoi në stacionin e policisë pasi donte që të mbyllej brenda për të hequr dorë nga varësitë e tij.
Pasi policia nuk e pranoi ai mendoi se e vetmja zgjidhje ishte të hynte me zor. Atë e kapën për shkelje dhe e çuan në një qendër për t’u trajtuar dhe ai nuk e pa kurrë qelinë e burgut.
Një nga gjërat e para që na mësojnë është të mos godasësh gjyshen. Një djalë 11 vjeçar e hodhi atë nga dritarja kur ajo refuzoi t’i blinte lodrën që ai donte nga dyqani.
Burg nga gruaja
Grabitja më e qetë e bankës në histori u krye nga Anthony Miller. Ndërsa shkonte në heshtje me policinë, njerëzit po pyesnin veten pse ishte kaq i qetë.
Rezulton se Anthony ishte në një marrëdhënie abuzive dhe thjesht donte të shkonte në burg që të ishte i lirë nga gruaja e tij.
Një dremitje e shpejtë
Duhet të jetë e çuditshme të zgjohesh dhe të gjesh shtëpinë tënde kryesisht bosh, përveç grabitësit që flen në divan.
Ai ishte Domonique Pinkard. Kur ata padyshim e kapën menjëherë pas dhe e pyetën pse po flinte, përgjigja e tij ishte “Kam punuar shumë gjatë gjithë ditës”.
Sulmi me banane
Phillip Smolinsky, një burrë nga Florida, u akuzua për dhunë në familje pasi sulmoi të dashurën e tij me një banane. Ajo pretendoi se ai hodhi një banane drejt saj, ndërsa Phillip pretendoi se ajo e hodhi bananen drejt tij. E vetmja provë që policia mundi të gjente ishte, një banane në tokë.
Gjaku i majmunit
Mark Loescher ishte i bindur se ai ishte gjysmë orangutan ( lloj majmuni) dhe u akuzua për sulm të rëndë pasi e gjetën para një banke në telefon duke kërkuar gjak majmuni.
Merimanga merret peng
Një vendas nga Kansasi i quajtur Bryan Smith iu kërkua të kujdesej për një merimangë shtëpiake dhe kur pronari i kërkoi merimangën, Bryan vendosi të kërkonte 100 dollarë në shkëmbim për jetën e “përbindëshit” me tetë këmbë.