Home Humor  Shqiptari ideal… 

 Shqiptari ideal… 

Humor nga Lutfi Dervishi

Dorëlëshuar si gjirokastrit!
I përulur si vlonjat!
Vetmitar si tironsit!
Zë ulët si tropojanët!
I drejtpërdrejtë si dibranët!
Kapadai si përmetarët!
I urtë si beratasit!
Trim si lalucët!
Modest si kolonjarët!
Kokëulur si kosovarët!
Dembel si korçarët!
I sinqertë si Fierakët!
Fjalëpak si durrsakët!
Esëll si skrapallinjtë!
Esnaf si elbasanllinjtë!
Punëtorë si kavajasit!
Peshkatar si devollinjtë!
Demokratë si tepelenasit!
Socialistë si shkodranët
Frikacak si mirditorët!
Patriotë si dropollitët!
Denbabaden si kamzalinjtë!
Ateist si shqiptari Maqedonisë!
Sistematik si shijakësit!
I vetpërmbajtur si laçjanët!
Armiqësor si kuksianët!
Anglofob si hasjanët!
Flokëkrehur si lezhjanët!
Të ndershëm (në pazar) si krutanët!
Republikanë si matjanët!