Home Rajoni Shqiptarët në burgjet greke, të harruar nga të gjitha institucionet shtetërore

Shqiptarët në burgjet greke, të harruar nga të gjitha institucionet shtetërore

 

Ambasada luan një rol kyç në jetën e cdo emigranti. Qëllimi për të ciliën akreditohen është që të ruaj interesin e vendit përkatës në vendin pritës.

“Mbrojtja e interesave të shtetit shqiptar, forcimi i marrëdhënieve bilaterale, në nivel diplomatik, politik, ekonomik dhe tregtar janë prioriteti cdo përfaqësie shqiptare të akredituar. Gjithashtu mbrojtja e interesave të shtetasve shqipatrë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, nxitja de promovimi i vlerave kulturore si dhe ruajtja e identitetit shqiptarë janë misioni ynë” u shpreh Luela Hajdaraga, Ambasadore e Shqipërisë në Greqi.

Por jo gjithmonë kjo ka ndodhur, për rreth 30 vjet shtetasit shqipatër që vuajnë dënimet në burgjet greke janë lënë në harresë. “Nga 2013 asnjë institucion shqipëtar nuk ka ardhur për vizitë në burgjet greke. Ne si shtet shqipëtar jemi të ndërgjegjshëm për shtetasit e huaj në burgjet shqiptare dhe jemi të pandërgjegjshëm për shtetasit shqipëtar në burgjet greke. Kjo është një hipokrizi”u shpreh Shpëtim Zinxhiria, gazetar
Në 10 muajt e fundit me ndryshimet e bëra në personelin e amabsadës shqipatre në greqi duket se gjërta kanë filluar të ndryshojnë.

“Personalisht mendoj se kategoria e të dënuarve krahas grave dhe fëmijëve në emigracion meritojnë një vemendje të vecantë nga shteti dhe duhet padiskutim që ta kenë këtë vëmendje. Kjo jo vetëm për problematikat e mbartura në të shkuarën për rastet e të dënuarve por edhe për të shmangur të gjitha problematikat dhe ti bëjmë ata që të reflektojnë në të ardhmen” u shpreh Luela Hajdaraga, Ambasadore e Shqipërisë në Greqi.

“Është sensitive, çdo njeri gabon dhe e vuan dënimin në burg. Por kjo nuk do të thotë që ai të jetë në kushte cnjerëzore, të mos zbatohet e drejta e besimit të tij, të mos kushte të mira jetese të mos i afrohet shërbimi mjekësor. Në këtë aspekt unë mendoj që kjo çështje është sensitive dhe duhet ti ofrohet mbështetje maksimale. Në djeninë time ka qënë. Ne tetë muaj kemi këtu dhe jemi munduar të bëjmë një punë të konsiderueshme” Sofokli Vasili, Konsull për çështjet e burgjeve në Greqi.