Home Aktualitet Shqiptarët “harrojnë” shpejt, sigurohen vetëm pasi përmbyten

Shqiptarët “harrojnë” shpejt, sigurohen vetëm pasi përmbyten

Duket se shqiptarët ndërgjegjësohen për sigurimin e pronave nga fatkeqësitë vetëm kur ato ndodhin dhe ekspozohen ndaj dëmeve shumë të mëdha. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se për periudhën janar shtator të këtij viti, në total janë paguar vetëm rreth 16 milionë dollarë në portofolin Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës të kompanive të sigurimeve.

Ky portofol kishte shënuar trende rritëse deri në vitin 2018, kur edhe vendi u godit për disa sezone rresht nga përmbytjtet, për t’u ulur ndjeshëm gjatë tre viteve të fundit.

Në fund të vitit 2018, sigurimet në këtë portofol arritën në 1.67 miliardë lekë, ose mbi 16 milionë dollarë. Rënia e fortë erdhi në vitin 2019, kur totali i primeve në këtë portofol ra me 17%, në nivelin e 1.3 miliardë lekëve, afërisht 13 milionë dollarë. Trendi konfirmohet edhe nga Avokatja Zhuljeta Veizaj, e specializuar në ccështje sigurimesh.

Sipas Veizajt, praktikisht mbetet një portofol i cili i detyrohet në masë të madhe sektorit bankar. Ajo thotë se aktualisht, të vetmit qytetarë që e bëjnë gjumin e qetë nga përmbytjet janë aata që për shkak të kredive bankare janë detyruar të sigurojnë pronat nga zjarri e fatkeqësitë natyrore.

Në nivele modeste mbetet gjithë segmenti i sigurimit të pronave. Sipas të dhënave zyrtare, për periudhën janar tetor të këtij viti janë paguar në total 2.8 miliardë lekë, afërisht 28 milionë dollarë në këto portofole.

Previous articleVeprimi i ulët i Serbisë me flamurin e Kosovës, FFK dhe KOK ankohen në FIFA
Next articleXhaçka në Prishtinë: Shqipëria ka ngritur zërin në mbështetje të Kosovës në çdo forum ndërkombëtar, absurde vonesa e liberalizimit të vizave me BE-në