Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë ka bërë ndryshime në procesin e tenderit të projektit të erës pas disa kërkesave nga ofertuesit e mundshëm.
Sipas Renews.biz, institucioni shqiptar vazhdoi me shqyrtimin e dokumenteve të tenderit, duke bërë disa ndryshime dhe sqarime.
Afati për paraqitjen e fazës së dytë të Kërkesës për Propozime (RfP) është shtyrë me një periudhë shtesë tre mujore deri në maj 2023.
Zgjatja e afatit të dorëzimit të RfP-së është për t’u dhënë ofertuesve më shumë kohë për të zgjedhur vendndodhjet, për të marrë lejet paraprake dhe për të mbledhur të dhëna për vendndodhjen për vlerësimin e rendimentit të energjisë dhe për vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social, të gjitha këto janë kërkesa në fazën e RfP-së.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për kualifikim me kërkesën për fazën e kualifikimit është 13 qershor.
Ofertuesit e parakualifikuar do të shpallen në gusht. Publikimi i dokumenteve të RfP-së (faza e dytë) do të bëhet në shtator.
Ofertuesit e përzgjedhur do të shpallen në qershor të vitit 2023. Ministria mund të lehtësojë procesin për marrjen e lejeve/autorizimeve me autoritetet e ndryshme kompetente që kanë të bëjnë me ankandin e erës.
Thirrja
Ministria do të njoftonte gjatë nëntorit të vitit të kaluar një aktivitet për tenderin e saj të parë për projektet e prodhimit të energjisë nëpërmjet erës.
Referuar si “Projekti i Erës”, pjesëmarrja në këtë tendër do të ishte e kufizuar.
Tenderi është pjesë e veprimit të qeverisë shqiptare për energjinë dhe ndryshimet klimatike për të diversifikuar burimet e rinovueshme të energjisë.
Kjo, për të ofruar energji të sigurt dhe për të tërhequr investime të mjaftueshme në teknologjitë e qëndrueshme me karbon të ulët. (Albanianpost.com)