Home Opinion Shqipëria një sulltanat kryeministror

Shqipëria një sulltanat kryeministror

kapitiNga Skender Kapiti / Partia Demokratike vetëm një herë i ka fituar zgjedhjet në Shqipëri në Mars të vitit 1992 dhe gjithnjë i ka humbur, por demokracia e dobët,e brishtë, e pakonsoliduar dhe keqfunksionale nuk qe në gjëndje të shmangë manipulimin e zgjedhjeve dhe vjedhjen e votes,të ndëshkojë si duhet dhe siç e meritonte politikën e xhambazllëkut, mëkatarit dhe keqbërësit publik të kryeministrit aktual që fatkeqësisht vijon të dominojë prej vitesh politikën shqiptare, kjo si pasojë dhe e padijes dhe sjelljes kolektive që në dukje vinte si presion demokratik po që pati si rezultat krijimin dhe ngritjen e kulteve shpëtimtarë e karizmatik të rinj;tipar ky për një shoqeri të pazhvilluar demokratikisht, në përqindje të madhe si shoqëri rurale e që sjell si pasojë për veten e saj manipulimin e lehtë dhe ndryshim të vështirë e të ngadaltë duke u pajtuar me ndonjë ndryshim të vogël e që vazhdon të pajtohet me këtë qeverisje që ngjason si një Sulltanat modern kryeministror.Ky model qeverisës ka si ideologji, praktikë e platformë politike e qeverisëse dëshirimin me çdo mjet e në përjetësi të pushtetit,patronazhit,autoritetit, luksin, pasurimin e përfitimin e pangopur, dhe për të nuk ka rëndësi efikasiteti,pergjegjshmëria,objektiviteti, profesionalizmi,interesi e dobia publike dhe realiteti i pakëndshëm e i dëmshëm politik,social ,ekonomik etj.shkaktuar prej tij. Per këtë qeverisje sulltanati, asambleja qeveritare dhe burokracia e lartë korruptive shërbejnë si oborri i tij,dhe grupi parlamentar i PD-së si një tribu politike fanatikësh, injorantësh e servilësh, e ky sulltanat nuk punon e interesohet për të mirën publike po vetëm për pajtimin e zënkave të klaneve të partisë me synim të kënaqjes e harmonizimin e interesave të tyre për poste, detyra e përfitime pasurore e monetare korruptive që ka ngritur e institucionalizuar në sistem një korrupsion mirëfunksional dhe harmonik. Aktualisht ky sulltanat kryeministror vazhdon të ketë në kontroll dhe në privatësi vulën e imazhit vetëm të partisë së tij që dhe ajo po reduktohet në një shoqatë, po ai ka dështuar publikisht në përpjekjet për t’u vetëportretizuar edhe si një udhëheqës me imazh kombëtar duke u diskredituar edhe me retorikën patriotike së fundmi në prag të agonisë politike të tij, me një retorikë që po ta shohim thellë vetëm sa pështjellon e ndërlikon problemin kombëtar,po dhe inkurajon në këto kohë shanse e reagim jo vetëm të serbëve e grekëve që nuk njohin akoma pavarësinë e Kosovës po dhe të maqedonasve e që bën çudi edhe tek aleatët tanë stratëgjik perëndimor që janë faktori kryesor i çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, në një kohë ku çështja kombëtare e jona arriti fitoret më të mëdha historike kur PD nuk ishte në pushtet, dhe sot kur ka pushtetin të na tregojë të paktën një rast të vetëm të lobimit të saj që ka bërë të mundur dhe ndikuar mbi një shtet që ta njohë Kosovën, kjo retorikë bëhet nga kryeministri për përfitime politike në prag të zgjedhjeve për t’i ngritur vetes imazhin e patriotit në elektoratin që e ka braktisur, po dhe për të tërhequr vëmëndjen ndërkombëtarëve se ai ka influencë në të gjithë hapësirën shqiptare e rajon,dhe se ai ka provuar se për interesa pushteti është i gatshëm edhe të sakrifikojë më lehtë se kushdo interesat kombëtare. Ky model pushteti është shëmbulli më i mirë se ai vetë qëllimisht krijon artificialisht probleme me synim që të bëhet më pastaj faktor kryesor për zgjidhje të tyre me synim që të mbretërojë pushtetin pa marrë parasysh kostot dhe pasojat tepër të rënda që i kanë paguar dhe vazhdojnë t’i vuajnë shqiptarët. Një regjim i tillë ka përdorur me mjaft efikasitet artin e manipulumit demokratik të zgjedhjeve, të manipulimit me korrupsionin, të manipulimit në komunikimin masiv e mediatik,të trafikimit të mashtrimit e reklamës së pushtetit, ecejaket boshe në vënde të ndryshme të Botës me qëllimin e helmatisjes, çoroditjes e manipulimin të opinionit, të shpenzimeve dhe abuzimit me paranë publike për lobingje në funksion të përkrahjes dhe përmisimit të imazhit të diskredituar aveturesk,abuziv,korruptiv e antikombëtar të tij. Dhe krahas artit të manipulimit përdor edhe presionin socio-ekonomik ndaj të punësuarve në administratën shtetërore,shoqërisë civile dhe bizneseve që nuk lobojnë për të, si dhe shpifjet,akuzat , kërcënimet e dhunën ndaj opozitës.Tiparet e këtij regjimi të sulltanati përforcohen dhe nga faktet e tjera që kuvëndi i Shqipërisë funksionon formalisht pasi nuk bën gjë tjetër veçse sa vulos ligjet dhe vendimet që i ka marrë kryeministri jashte tij, në shtëpi ndoshta apo më sakt akoma në zyrat e konsulencës “juridike” të familiarvë të tij, e që ka kapur shtetin dhe institucionet e pavarura të tij.Jo vetëm parlamenti po dhe aleatët politikë dhe grupet e interesit dhe shumica e mediave janë manipuluar e joshur nga pushteti duke paralizuar e kyçur zërin e halleve,shqetësimeve e aspiratave popullore.Ajo se çfarë e kompromenton akoma më rëndë këtë regjim autokrat që po e quaj të tillë sa për moderim është fakti dhe i lojës e trafikimit me pasuritë,territorin e interesat kombëtare ,monopolit mbi drejtësinë dhe trafikimi i ndikimit, kompetencës, influencës, postit, detyrave shtetërore dhe autoritetit të pushtetit tek njërzit e afërt me lidhje familiare, krahinore, miqësore e klienteliste për qëllime përfitmi,abuzimi e pasurimi korruptiv që përbën dhe kërcënim për sovranitetin kombëtar.Po ky regjim nuk e kupton apo nuk do ta kuptojë se është një anakronizëm dhe në kundërkohë ,që prodhon politika e probleme që vetëm përkeqësojnë, që nuk frymëzon e as nuk krijon dot më as historira false, bindje, besim e respekt as tek militantët dhe më fanatikët e mbështetësit e tij politik,që ky regjim i ka ditët e numëruara sepse është konsumuar tërësisht dhe nuk artikulon dot më as gënjeshtra e jo më shpresë dhe aspirata popullore e kombëtare; ai ka dalë jashtë realitetit e shqetësimeve qytetare,ka humbur dhimbjen e ndjesinë sociale dhe gjithçka për të është karriera,egoizmi,pushteti e pasurimi dhe nuk ka mundësinë që ta mbajë gjithnjë shoqërinë nën kërcënim,nën efektin e mashtrimeve,të mbyllur,të manipuluar dhe të keqinformuar sepse moderniteti zhbirilon dhe në skutat më të errta të pushtetit.

Previous articleAdem Zaplluzha, – poeti Prishtinas që bën gurët e drurët të flasin …!
Next articleFenomeni “Golja”