Home Sport Shqipëria merr çmimin për të tretën herë, kryevepra e Asanit përzgjidhet si...

Shqipëria merr çmimin për të tretën herë, kryevepra e Asanit përzgjidhet si goli më i bukur

Goli i Jasir Asanit në ndeshjen Shqipëri-Poloni,është përzgjedhur si goli më i bukur i raundit. Në fakt, nuk kishte shumë dyshime se do të ishte ky gol, madje shumë tifozë komentojnë duke e konsideruar edhe golin më të bukur të kualifikueseve deri më tani.

Me këtë gol të shënuar, Asani zhbllokoi sfidën në “Air Albania”, e më pas Daku vuloste fitoren e kuqezinjve me rezultatin 2-0. UEFA e ka publikuar si fitues tashmë golin e Asanit.

Jasir Asani fiton për herë të dytë këtë çmim duke qenë se një gol të ngjashëm e ka shënuar edhe kundër Moldavisë. Fitues gjithashtu për çmimin si goli më i bukur, ka qenë edhe Kristjan Asllani, në fitoren ndaj Ishujve Faroe.

Previous articleVeliaj publikon faturat: “Bashkia e Kavajës i pagoi 122 mln lekë inceneratorit të Tiranës! Latë pushimet përgjysmë dhe bëtë pagesën me rroba banjo
Next articleSali Berisha i shqetësuar për fëmijët, por është tepër vonë dhe faji është i tij!