Home Opinion Shqipëria europiane dhe Ballkani

Shqipëria europiane dhe Ballkani

NebiDragotiNga Nebi Dragoti / Që me pushtimet otomane satrategu shqiptar, Skënderbeu, ka shpalosur ide proeuropiane tepër pozitive edhe për atë kohë. Luftrat e drejta që ka bërë e konfirmojnë këtë gjë më së miri historikisht dhe kontributi i tij në këtë rrafsh ka qënë parësor dhe për t’u lavdëruar. Kjo është reflektuar,duke bërë jehonë, edhe në arenën botërore të asaj kohe dhe ka marrë vlerësim maksimal si qëndrim bashkëpunimi për paqë, liri e prosperitet njerëzor. Në këtë vazhdë ndjenjash poeti amerikan Henri Longfello është frymëzuar dhe më 1873 shkruan poemën “Skënderbeu”. Sigurisht,e bën këtë sepse është figurë me virtyte të larta që ka lënë gjurmë në historinë e kohës .Dhe poetët i kapin këto kulme historike. Kjo do të thotë,se gjaku i shqiptarit,, idetë e shqiptarit janë të çmueshme për njerëzimin dhe,si të tilla, kultivimi i tyre është mbajtur gjallë brez pas brezi. Kjo do të thotë,se nga Shqipëria nuk i ka ardhur, nuk i vjen dhe nuk do t’i vijë asnjë e keqe fqinjëve, jo se jo, por edhe mbarë Botës. Kjo do të thotë se Shqipëria është për miqësi, vëllazërim dhe harmoni me këdo. Kjo do të thotë se Shqipëria çdo populli i dëshiron më të mirën arritje në fushën politike dhe ekonomike. Populli shqiptar në historinë e vet si shtet, askujt nuk i ka bërë keq, por përkundrazi, të tjerët na kanë dëmtuar rëndë duke na grabëlluar territore etnike, duke copëtuar Shqipërinë e madhe. Pra , fqinjët na kanë tronditur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë qysh në shekullin nëntëmbëdhjetë edhe më herët. Është treguar vandalizëm i paparë me kufijtë tanë tokësor e ujor nga superfuqitë dhe dallaverexhinjtë politikanë të kohës. E gjitha kjo nuk mohohet. E gjitha kjo ka ndodhur, sepse uniteti politik shqiptar ka qënë i përçarë dhe nuk ka qënë aspak në unison mendimi e veprimi për të mbrojtur kufijtë etnik të Shqipërisë së madhe, të cilës ka dashakeqës edhe sot që i tremben, kur dihet se nga Shqipëria nuk i vjen asnjë mbrapshti. Ky koncept që shpreha është i filtruar, sepse është dhe në të drejtën e çdo populli për të kërkuar e korigjuar gabimet e rënda të bëra padrejtësisht. Është e kuptueshme dhe aspak e ndershme një kundërvënie e padenjë dhe qëllimkeqe e atyre që mohojnë realitetin e historisë tonë. Në këtë kontekst qëndron shteti i Serbisë, që nuk korigjohet,por u qëndron besnike në mënyrën më fanatike për të realizuar qëllimet shovene ekspansioniste, gjë që nuk i shërben kohës për integrimin europian. Ky tension prish imazhin paqësor dhe nuk ndihmon futjen në bashkëpunimin me BE-në. Qëndrimi i këtij shteti me politikë të vjetër,si atavizëm e vjetëruar e kohës,në lidhje me shtetin e Kosovës është tepër armiqësor. Qëndrimi më i keq, kur kjo nuk e njeh shtetin e Kosovës, gjithë territorin e saj ku dominojnë shqiptarët, që nga zanafilla e Ballkanit. Politika e Serbisë akoma nuk po njeh proçesin e emancipimit politik dhe shoqëror dhe është shumë larg nga politika e sotme europiane. Politika serbe jeton akoma në kryeneçësinë e të qënit ekspansioniste. Ky fis i ardhur nga viset lindore i ka gjetur këtu shqiptarët mikpritës dhe bujarë. Në këtë qëndrim ajo është shumë fajtore dhe Bota dhe sidomos, BE-ja, ku pretendon të futet kjo, duhet të mbajë qëndrim konstruktiv dhe pa e toleruar asnjë qime. Edhe Bota edhe BE-ja e di shumë mirë se ç’ka bërë ky shtet me Kosovën, ndërsa shqiptarët nuk i kanë bërë asgjë Serbisë. E di shumë mirë ç’ka bërë Titoja dhe Sllobodani duke vrarë e duke dëbuar nga vendi i tyre shqiptarët e pafajshëm në mënyrën më barbare. Serbia vazhdon me të njëjtën natyrë që ka pasë historikisht:nacionalizëm i tërbuar, minues i harmonisë fetare, nxitës i luftës ndërfetare. Ajo ka qënë në linjën e vet të inferioritetit shtypës mbi popujt e tjerë. Këtë e provojnë më së miri dhe ndërhyrja e Natos dhe mbështetja e kësaj lufte të drejtë që u zhvillua për paqën e Kosovës. Atje shteti dhe feja janë një, prandaj tregohen zullumqarët e paqës në Ballakan. Këtë natyrë agresive të tyre Bota dhe BE-ja e di shumë mirë, prandaj duhet vënë theksi që të emancipohet kjo politikë ballkanase. Po kujt i takon kjo që ta bëjë? Sigurisht, Bota e përparuar dhe BE-ja. Këto duhet të punojnë me intensitet e përkushtim maksimal për arritje të politikave standarte ku të rrezatojë miqësia ndërmjet kombeve. Shohim se janë shkelur dhe të drejtat më elementare të njeriut.Këtë e tregoi, si në pasqyrë, edhe ndeshja e futbollit tetor 2014 në Beograd. Stadiumi qe mbushur me turma huliganësh kundër lojtarëve të skuadrës tonë. Jehona prej të çmendurish me hiterizma thirrjesh “vdekje shqiptarëve” mbushi stadiumin pa pasur asnjë arsye. Nga shteti serb duhet shumë punë për të rehabilituar atë dhe për ta kthyer në shoqëri të qytetëruar me karakteristikat e frymës demokratike për të arritur në shoqëri civilizuese në Ballkan. Kërkohet kjo nga politika serbe, sepse shumë minuse antinjerëzore janë kultivuar në shekuj padrejtësisht ndaj kombit tonë dhe të tjerëve. Për përmirësimin e këtij imazhi kaq të keq duhet filluar puna për edukim të brezave që në bangat e shkollës, që nesër e tutje mos të jetë ndjenja e urrejtjes dhe përbuzjes nacionaliste. Realizimi i kësaj ideje kërkon reformim dhe rinovim të sistemit arsimor. Kjo ide kërkon realizim gjithpërfshirës në tërë Ballkanin,që përflitet si “fuçi baruti”,fitilat e së cilës duhen futur në ujë dhe duhen flakur tej njëherë e përgjithmonë. Kjo duhet të jetë e vazhdueshme gjersa të zhduket kjo etiketë e neveritshme, që nuk është aspak njerëzore. Përballë kësaj situate në të cilën përfshihet Ballkani sot dipllomacia shqiptare duhet të jetë më aktive, më e qartë,më e zgjuar,më e pjekur,më orientuese, pse jo,në parimet e një shoqërie moderne, më konseguente në afirmimin dhe zbatimin e politikave që kërkon BE-ja. Për këtë duhet edhe parapërgatitje tepër dipllomatike edhe në vizitë e 10 nëntorit të kryeministrit Rama,që fjala e tij të lejë gjurmë suksesi,që fjala e tij të jetë bindëse dhe e pakundërshueshme filozofikisht. Këtu, tepër parimor është dhe qëndrimi i shtetit shqiptar përsa i takon Shqipërisë së madhe: nuk kërkohen ndryshime kufijsh. Kërkohet zbatim ligjshmërie i të drejtave që ka njeriu për të jetuar. Ky është parim vizionar. Ky është respekt reciprok etnish. Kjo është e drejta për të jetuar në vendin tënd, në vendin e gjyshstërgjyshërve të gjakut tënd, të gjuhës tënde, të zakoneve e besimeve që ke. Shqipëria këtë kultivim e ka rrënjosur në ndërgjegjen kombëtare. Ja, pra, për këtë edhe BE-ja duhet ta ketë anëtare me të drejta të plota sa më shpejt që të jetë e mundur. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që ka të konsoliduar ndjenjën e miqësisë dhe të bashkëpunimit reciprok me këdo shtet. Toleranca fetare këtu është shembull më i ndritur për mbarë Botën. Historikisht Shqipëria askujt nuk i ka hapur lufte ekspansioniste. Ajo ka qënë në mbrojtje të llogoreve të veta. Duhet sinqeritet,devotshmëri,drejtësi pune për të arritur prosperitetin, që e ardhmja kërkon në rajon. Këto kushte të mira i plotëson Shqipëria për të qënë edhe paraprijëse në proçese vitaliteti për të kurorëzuar progresiven në standart demokratik .Bota dhe BE-ja Shqipërinë e kanë mike besnike të patundur.