Marrëveshja e nënshkruar ditën e djeshme mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës për njohjen e diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore ‘Doktor’ që jepen nga institucionet e dy vendeve do të vihet në zbatim brenda 20 ditëve. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e Arsimit, për lehtësimin e proceduratëve dhe të shkurtimit të afateve për njohjen e diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore ‘Doktor’ që jepen nga institucionet arsimore të dy vendeve.
Sipas kësaj marrëveshjeje, brenda 14 ditësh i jepet përgjigje autenticitetit të diplomave dhe brenda 20 ditësh kryhet e gjithë procedura e njohjes dhe njehsimit të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore.
Ministrja Kushi theksoi se me të njëjtin angazhim dhe vullnet pritet që të nisë puna për abetaren unike të përbashkët.
“Një abetare e re e vendosur në kontekstin e ri kulturor, ekonomik dhe digjital, besoj do të jetë në dobi të të gjithë nxënësve tanë në të dyja vendet,- theksoi Kushi.