Home Politike Shqipëri – Kosovë, të dielën do mblidhen 2 parlamentet

Shqipëri – Kosovë, të dielën do mblidhen 2 parlamentet

Pas 8 mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, festat e nëntorit për herë të parë do të bëjë bashkë dy parlamentet, që këtë të dielë do të zhvillojnë një seancë të përbashkët.

Ligjvënësit e të dy shteteve do të mblidhen të dielën e 27 Nëntorit në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Pas mbërritjes së parlamentarëve të Kosovës në Shqipëri, në Kuvend do të përshëndesin me fjalën e tyre dhe Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, ministra dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Previous articleIlir Meta: Nuk po luftoj për pushtet, por për dinjitetin e shqiptarëve
Next article“Rendi ndërkombëtar është sfiduar”, ish-ministri Bushati në podcast-in e ri: Lufta në Ukrainë ka prodhuar realitet të ri gjeopolitik