Home Kronika Shqetësuan pushuesit me muzikë të lartë, nën hetim DJ dhe pronari i...

Shqetësuan pushuesit me muzikë të lartë, nën hetim DJ dhe pronari i hotelit në Durrës

Pronari i një hoteli dhe një Dj janë vënë nën hetim nga Policia e Durrësit, pasi u konstatua se ata kishte vënë muzikë të lartë, gjë që ka krijuar shqetësim për pushuesit në atë zonë.

Nga kontrollet e ushtruara në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një hotel te shkëmbi i Kavajës, policia ka konstatuar se në një hotel ishte vendosur muzikë e lartë, gjë që ka shqeyësuar banorët e zonës.

Për pasojë, janë vënën nën hetim për akuzën e “Prishja e qetesisë publike”, A. A., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës (pronari i hotelit) dhe Xh. I., banues në Korçë (muzikant).

Ndërsa pajisjet muzikore janë sekuestruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous articleAvioni ku ishin u aksidentua në mes të xhunglës, 4 fëmijët gjenden të gjallë pas 1 muaji
Next articleIsh-futbollistja profesioniste e kthyer në krye-trafikante drogash, do të burgoset