Home Ekonomia Shpronësohen pronarët që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës – Rreth...

Shpronësohen pronarët që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës – Rreth 1 miliard lekë për përfituesit

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor ‘unaza e madhe e Tiranës, Komuna e Parisit–Rruga e Kavajës.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për sipërfaqet “tokë”, me vlerë 464 014 103.6 (katërqind e gjashtëdhjetë e katër milionë e katërmbëdhjetë mijë e njëqind e tre pikë gjashtë) lekë, “objekte”, me vlerë 552 299 823 (pesëqind e pesëdhjetë e dy milionë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e tre) lekë, “kultura bujqësore”, me vlerë 1 561 500 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind) lekë, dhe “truall”, me vlerë 737 208 (shtatëqind e tridhjetë e shtatë mijë e dyqind e tetë) lekë”.“

Vlera e përgjithshme e shpronësimit për “tokë”, “objekte”, “truall” dhe “kultura bujqësore” është 1 018 612 634.6 (një miliard e tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër pikë gjashtë) lekë.”.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.(scan)

Previous articleZbardhet skema, si dyshuan për kolegun e tyre punonjësit e policisë së burgut. E futën për kontroll në një dhomë të veçantë
Next article”Plani franko-gjerman shansi i fundit për t’i dhënë problemit mes Kosovës dhe Serbisë”