Home Politike “Shpopullimi plagë kombëtare”, Meta: T’i japim fund kësaj drame, nuk duam një...

“Shpopullimi plagë kombëtare”, Meta: T’i japim fund kësaj drame, nuk duam një Shqipëri të zbrazur!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka që shqiptarët dhe të rinjtë të largohen nga vendi.

Sipas Metës, Partia e Lirisë ka mision kombëtar dhe detyrim madhor që t’i japë fund dramës së shpopullimit.

Statusi:

Shpopullimi është një plagë e madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri që po bën gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen.

 

 

Ne duam dhe jemi të vendosur t’i japim fund dramës së shpopullimit.

Ky është një mision kombëtar dhe detyrim madhor që kemi ndaj brezave të së ardhmes.

Ne nuk duam më një Shqipëri me qytete të zbrazura dhe gomone të mbushura, por një Shqipëri ku qytetet gumëzhijnë nga gjallëria dhe zhvillimi dhe ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Previous article“I tronditur kur doli nga SPAK”, gazetari tregon çfarë po ndodh me dosjen e Metës
Next articleQytetarët dynden drejt poliklinikave në të gjithë vendin, radhë për patentat