Home Bota Shpëtimi i grave afgane, Shtëpia e Bardhë kritikoi Hillary Clinton pse telefonoi...

Shpëtimi i grave afgane, Shtëpia e Bardhë kritikoi Hillary Clinton pse telefonoi Zelenskyn dhe Edi Ramën

Shtëpia e Bardhë ka qortuar ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, e cila po ndihmonte evakuimin e grave afgane në mes të tërheqjes kaotike amerikane, pse telefonoi zyrën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të kërkuar ndihmë, sipas një libri të sapobotuar.

Shkrimtari i revistës “Atlantic”, Franklin Foer në librin e tij të sapobotuar, “Politikani i fundit: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Joe Biden dhe lufta për të ardhmen e Amerikës” nënvizon se gjatë tërheqjes së gushtit 2021, Clinton kishte një “Kill List” të grave në Afganistan që mund të ishin objektiva të talebanëve pasi Shtetet e Bashkuara u larguan nga vendi.

Ata u quajtën “shami bardhat”, shkruan Foer, sepse ekipi i Clintonit u tha të mbanin shalle të bardha në mënyrë që të ishin të identifikueshme.

Ish-sekretarja telefonoi emirin e Katarit për t’i kërkuar që të shoqëronte autobusët që transportonin gratë nëpër pikat e kontrollit të talebanëve, sipas Foer, dhe ajo telefonoi zyrën e Zelensky për të siguruar transportin ushtarak nga aeroporti.

“Clinton telefonoi një ndihmës të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke e pyetur nëse ajo mund të hipte refugjatët në një aeroplan transporti ushtarak të destinuar për në Kiev. Përpjekjet i kushtuan asaj një qortim”, shkroi Foer.

“Çfarë po bën duke telefonuar qeverinë ukrainase”, e pyeti Jake Sullivan”, shkruan Foer në libër, duke iu referuar këshilltarit për sigurinë kombëtare të Presidentit Biden.

“’Epo,’ u përgjigj ajo. “Nuk do të më duhej të telefonoja, nëse punën do ta bënit ju djema”, ka shkruar Foer.

Më pas, Clinton “e siguroi” Sullivanin se do të koordinohej me administratën e Biden, megjithëse ajo tashmë kishte kontaktuar me liderë të tjerë botërorë.

Ajo kishte telefonuar gjithashtu kryeministrin kanadez Justin Trudeau për një favor, por ajo “nuk po avokonte në emër të qeverisë së SHBA”, tha Foer.

Clinton i telefonoi gjithashtu kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili nderoi ish-presidentin Clinton për mbrojtjen e shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999, për të kërkuar ndihmë për strehimin e grave afgane.

“Lista e Vrasjeve” e 15000 grave afgane dhe familjeve të tyre u përpilua nga Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili drejtohej nga ish-shefi i shtabit të Clinton, Melanne Verveer. Ish-zonja e parë ishte në gjendje të largonte më shumë se 1000 njerëz nga Afganistani.

The Hill ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë dhe Clinton për koment.

Libri i Foer është një rrëfim i brendshëm i dy viteve të para të Biden në detyrë dhe u publikua të martën. Ai përfshin pothuajse 300 intervista midis nëntorit 2020 dhe shkurtit 2023./ Burimi: The Hill

Previous articleVIDEO/ Neymar futet në histori, sulmuesi thyen rekordin e Pele! Brazili ‘show’ ndaj Bolivisë
Next articleLutfi Dervishi: Dekada e mashtrimit me 5 yje…