Home Bota Shpërthimi në një fabrikë kimikatesh në Gjermani, dy të vdekur dhe 31...

Shpërthimi në një fabrikë kimikatesh në Gjermani, dy të vdekur dhe 31 të plagosur

Një shpërthim i madh i ndjekur nga një zjarr në një park industrial kimik në Leverkusen, ka shkaktuar dy viktima dhe 31 të plagosur .

Ndërkohë që mediat vendase raportojnë se pesë persona janë të zhdukur.

Shpërthimi ndodhi në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë. Currenta tha se kërkimet për pesë të zhdukurit vazhdojnë, por shpresa për gjetjen e tyre të gjallë po zvogëlohen shpejt.

” Për fat të keq, po zbehet shpresa për t’i gjetur ata të gjallë”.” tha Lars Friedrich, kreu i Chempark, në një deklaratë fillestare.

Currenta tha se shpërthimi ndodhi në incenerator dhe shkaqet mbeten ende të paditura.

Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh helmues. Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.

 

SOURCEbulevard news
Previous articleKërcënoi policët me armë imituese, arrestohet 36 vjeçari me të vëllain
Next articleDhurata dhe 600 mijë USD tepër, ‘rebeli’ i Vlorës Ken Dhima drejt shkarkimit, u ‘sëmur’ për t’i ikur Vetingut që në 2018 e shpalli Sorosian, si e shpëtoi 2 herë KLD-ja