Home Kronika Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e djeshme në banesën në pronësi të Mehmet Baftjarit në Fushë-Krujë. Mësohet se ky i fundit ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me askënd. Mehmet Baftjari është me origjinë nga Kukësi.

Eksplozivi shpërtheu në pjesën e pasme të banesës dhe pati vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Previous articleSkandali me shpërblimin e trajnerit të peshngritjes, reagon Ministria e Sportit: Përgjegjësi e Federatës
Next articleBuxheti 2023/ Tabaku: Merr 130 mln euro shtesë nga qytetarët për të paguar koncesione/PPP