Bujar Çaraçi dhe Desar Çangu, pronari dhe qiraxhiu i mobilerisë ku shpërtheu tritoli dje në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, mohojnë të kenë patur konflikte. Në dëshminë e tyre në Polici, Dosja mësoi se të dy kanë deklaruar se nuk kanë ide kush qëndron pas ngjarjes. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konkurrencës.
Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e djeshme në një zonë tejet të banuar, pasi mobilieria që punohet prej Çangut ndodhet buzë rrugë. Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.