Home Kronika Shpërthen bombola e gazit, shembet banesa dhe zë brenda të moshuarit. Dalin...

Shpërthen bombola e gazit, shembet banesa dhe zë brenda të moshuarit. Dalin detajet e para

Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit
M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K.

Në vendngjarje ndodhen ekspertët zjarrfikës, kriminalist dhe Njësia speciale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas përfundimit të veprimeve paraprake në vendngjarje do të ketë informacion të plotë.

Previous articleLuizi u martua dhe e fitoi Big Brotherin, por pse familjarët e tij munguan sonte?
Next articleShembja banesës nga shpërthimi i bombolës/ Humb jetën e moshuara, mësohet gjendja shëndetësore e bashkëshortit