Home Rajoni Shpërthen bomba në Gjykatën Themelore në Podgoricë, një i vdekur dhe pesë...

Shpërthen bomba në Gjykatën Themelore në Podgoricë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, konfirmon policia.

Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale u tha gazetarëve se 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.

“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.

Ai ka konfirmuar se kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ata janë dërguar në Qendrën Klinike.

 

 

Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave. Policia nuk po i lejon gazetarët të afrohen në vendngjarje.

/REL/

Previous article“Ngrihu kundër të keqes për vendin tënd”/ Protesta e opozitës, Berisha nis marshimin drejt Kryeministrisë
Next article“Dorëhiqu, mos përdor pushtetin për mbrojtje diplomatike”, Meta mesazh të prerë Ramës para protestës