Home Slideri Shpërbëhet partia e Shpëtim Idrizit në Durrës, komuniteti bashkohet me “Lëvizjen Çame”

Shpërbëhet partia e Shpëtim Idrizit në Durrës, komuniteti bashkohet me “Lëvizjen Çame”

CAMETKëto ditë u shpall formimi i ‘’Lëvizjes Çame’’ për të risjell në vëmendje të publikut dhe të komunitetit patriot çam se ideali i nujeve nuk ka vdekur por ekziston në zjarrin e zemrave të atyre njerëzve që vuajtën në terrin e një diktature të egër dhe nuk u lëkunden nga bindja për tokën e të parëve të tyre. Duke dashur të mos merrem me fasadat e banalizuara të këtij komuniteti nga shoqata dhe parti të krijuara këto 20 vjet demokraci dhe duke dashur ta shvesh nga harresa e qëllimshme e strkturave shtetërore të cilat nuk patën minimumin e politikës së tyre të jashtme në shërbim të cështjes çame mendojme si qytetare të thjeshte dhe si njerez qe ne dejet e të cilëve rrjedh gjak çam qe eshte koha me e pershtacme historike per t’ju bashkangjitur korit të borive për një Shqipëri të gjithë shqiptareve brenda trojeve te tij etnike. Duke shpalosur programin e kesaj levizje, percollem me patriotizëm te gjithe platformen tone për të ngjallur shpresën se drita në fundin e tunelit per zgjidhjen e amanetit te etërve tanë ekziston realisht. Historia e kalvarit te ketij komuniteti është përshkruar me vërtetësi nga historianët tanë te cilet me ane te dokumentave te kohes kane nxjerre ne drite identitetin e tyre ne trojet e tyre ne cameri si dhe kane shkruar me realizem te gjithe perpjekjet ne periudha te ndryshme historike per mbijetese. Nuk do donim te merreshim me historine se ate ekane shkruar sakte si historianet shqiptare te shqiperise ashtu dhe ata pak historian reale te ketij komuniteti nder vitet e deokracise dhe per kete duhet te ndjehemi krenar. Problemi që del perpara kesaj levizje per te zgjidhur është ndërgjegjësimi ligjor i organizmave nderkombetare dhe shqiptare (pavarësisht sensibilizimi ne kohe i kesaj çështje nga njerez dashamires te ketij komuniteti) per te derguar ne zgjidhjen perfundimtare te kesaj ceshtje sa krahinore aq dhe kombetare. Ne dukje te pare te duket sikur ndodhemi perballe nje shkendije qe do mund te shuhet sit e gjitha levizjet e tjera te ketij komuniteti dhe pesimizmi I njerzve te lodhur nga keto perpjekje te jete reale, por mos te harrojmë që zemra e njerëzve që kërkojne drejtesi është me e forte se çdo strukturë shtetërore sa do e fort qoftë ajo, se ideali i nje komuniteti te tere qe vajtoi me dhimbje persekucionin e tij është më e forte se cdo emër i përvecem qe don ta sabotoje ate, se krenaria e nje komuniteti qe nxori rektorin e pare te universitetit Hoxha Tasin nuk mund te degjeneroje me shkembime interesash sa meskine aq dhe banale, se dashuria per token e tyre nuk mund te mposhtet nga asnjë mekanizem shtetëror sado i dhunshem qofte. Ndaj shpresoj qe kesaj levizje ti bashkohen te gjithe ata qe ne dejet e tyre rrjedh gjak I paster cam, te gjithe ata qe ne ndergjegjen e tyre ndjejne te parealizuar amanetin e eterve te tyre qe u shuan duke mos u lejuar te shohin pragun e deres qe i lindi, te gjithe ata qe historine e dhimbjes te familjeve te tyre e kaperdine bashkë me lotët e shpresës për token e tyre. Shpresoj që në të nesërmen e afërt të bëhemi qytetar të denjë të trojeve tona, të përdhunuara padrejtesisht nga egërsia e qarqeve ekstremiste greke dhe nga papërgjegjshmëria e politikës së shitur shqiptare. Jemi të bindur se historia po troket per te korigjuar gabimet e fuqive të mëdha ndaj trojeve shqiptare, ndaj dhe ne duhet te jemi te pregatitur per te perballuar me dinjitet kete pranvere te Shqiperise etnike dhe për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetaret tanë, se e drejta vonon por nuk harron.. Levizja çame
Senati çam i Durresit….
Së fundmi komuniteti çam është organizuar dhe ka krijuar “Senatin Çam”, pse erdhi kjo lëvizje?
Duke vërejtur mungesën e arritjeve dhe rezultateve konkrete në lobimin për Çështjen Çame, Duke vërejtur që prej kohësh kishim ngelur peng i retorikave boshe, Duke vënë re vonesa të pajustifikuara në përmbushjen e objektivave strategjik të komunitetit tonë sic janë: Aprovimi i Rezolutës për Çamërinë në Parlamentin e Shqipërisë, Nisja e trajtimit juridik ndërkombëtar të Çështjes Çame, Përfaqësimi dinjitoz politik i Komunitetit Çam dhe jo lënia e tij në minorancë edhe brenda administratës së PDIU-së, po njësoj sic kanë bërë të gjitha qeveritë e këtyre 60 vjetëvë të fundit. Për këto dhe shumë probleme madhore të tjera që kanë të bëjnë drejtpërdrejt më të drejtat tona themelore, përfaqësimin politik dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre u mor vendimi nga përfaqsues të nderuar të komunitetit tonë për ngritjen e Senatit Çam. Senati Çam është një forum mbi palët që në thelbin e vet punon dhe promovon bashkimin e komunitetit çam. Në situatën e përçarë dhe jo bashkëpunuese në të cilën gjendet komuniteti çam u pa si imediate krijimi i këtij forumi me një qëllim të vetëm: Unifikimin e të gjithë aktorëve dhe faktorëve të Komunitetit tonë. Senati Çam do të jetë forumi më i lartë i përfaqësimit dhe unitetit të komunitetit çam dhe brenda tij do të përfshihen të gjithë individët, grupet, institutet, partitë politike dhe çdo lloj organizmi tjetër në të cilët çamët janë të përfshirë dhe të organizuar. Para dy ditësh edhe në qytetin e Durrësit u Krijua Senati Cam dhe në një forum të hapur dhe demokratik u diskutua mbi problematikën tonë dhe u morrën vendime bashkarisht. Senati është një forum pa kryetar a diktator mbi krye, është një forum ku camët mund të qajnë hallet, të dëgjojnë dhe të dëgjohen pa pasur frikë se u humb vendi i punës apo hiqen nga lista e karrierave partiake. Senati është vendi ku burrat dhe gratë e nderuara tonë diskutojnë për fatet e Camërisë dhe jo për skema dhe strategji për të kapur një rrogë a vend pune duke ja shitur njëkohësisht shpirtin djallit. Senati Cam është thjesht Shtëpia e të gjithë Camëve dhe u shërben vetëm atyre. Cilat janë detyrat e Senatit Çam dhe cili do të jetë roli i kësaj lëvizjeje? Senati Çam do të ketë si detyrë parësore të vetën koordinimin e të gjitha ideve, zërave dhe përpjekjeve për të qenë sa më të suksesshëm në lobimin për Çështjen Çame. Senati Çam do të mandatoj përfaqësuesit e vet sa herë të jetë e nevojshme për ta përfaqësuar në diskutimet për cështjen çame dhe do të thërras në interpelancë të gjithë aktorët dhe faktorët që kane lidhje me çështjen çame. Me cilin formacion politik do të prezantohet Komuniteti çam në zgjedhjet e 23 qershorit? Për të qënë sa më të përfaqësuar dhe rezultativ në zgjedhjet e ardhshme, Senati Çam në takimin e fundit të tij vendosi: Mandatimin e “Lëvizjes Çame” për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm; për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Senati Çam është i bindur se mungesa e deritanishme e koordinimit mes përfaqësuesve të tij politik ka rezultuar si hapa prapa në rrugën e zgjidhjes të çështjes çame. Me besimin se Lëvizja Çame ka pjekurin, energjinë dhe patriotizmin për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit çam, Senati Çam i kërkohet që në mënyrë të menjëhershme të angazhohet në plotësimin e detyrave të mësipërme. Pyetje per Levizjes Came. Pergjigjet Artur Dojaka, Drejtues i Levizjes Came Mos paraqitja e rezolutës për Çamërinë në kohën e duhur dhe vonesa e aprovimit të saj, pse ka ndodhur kjo? Nëse e mbani mend Idrizin, në fillimet e tij si turist në PDIU, përsëriste pa pushim nja 2 a 3 fjali standart që koha e tregoj që ishin thjesht trillime. Bënte be e rrufe ky individ që sdo të bënte marrëveshje me askënd që në thelb nuk do të bazohej tek Çështja Kombëtare dhe ajo Çame. Do të bënte cdo përpjekje për të krijuar konsesus dhe të merrte aprovimin e partive parlamentare për të aprovuar Rezolutën Çame. Ku gjendemi sot? Sot vëmë re që konsesusi i partive të mëdha akoma nuk është shprehur dhe kjo pritje po zgjat. Nisur nga kjo situatë Lëvizja Çame i ka bërë thirrje Partive Politike prezente në Parlamentin e Shqipërisë ta votojnë pa asnjë hezitim dhe vonesë Rezolutën Çame si shenjë e pastër e një Shqiptarizmi Politik dhe një borxh që ne të gjithë së bashku i kemi historisë sonë. Lëvizja Çame i ka bërë thirrje që gjatë vendimmarrjes për ta votuar apo jo Rezolutën për asnjë moment të mos ngatëroni Rezolutën për Çamërinë me personazhin Idrizi dhe shpurën e tij. Ne jemi të ndërgjegjshëm që të gjithë faktorët politik ndihen të përdorur dhe mund të perceptojnë se i vetmi që tenton të përfitoj elektoralisht nga aprovimi i kësaj rezolute do të jetë Idrizi. Por ne mendojm që përfituesi real është Kombi Shqiptar në përgjithësi dhe komuniteti Çam në mënyrë të vecant. Ne si përfaqësues të Komunitetit Çam i kemi drejtuar dhjetra thirrje z.Idrizi për të mos humbur kaq kohë të panevojshme për prezantimin e Rezolutës në Parlament. Edhe ne si të gjithë shqiptarët e kuptojmë, se prezantimi i kësaj rezolute tani përpara fushatës elektorale, në mungesë të konsultimit si me komunitetin tonë Çam ashtu edhe me faktorin politik në vend, është një tradhëti e madhe që i bëhet komunitetit tonë në rradhë të pare dhe jo-luajalitet politik ndaj jush në rradhë të dytë. Me keqardhje vërejmë se u deshën mbi tre vjet e gjysëm për të përgatitur 13 rreshta. A është Idrizi i paaftë sa ti duhet kaq kohë në dispozicion për të shkruar një draft të tillë? Nëse po, për analogji asnjë nga ne nuk besojmë të jetë i gjallë e të presë një hap konkret drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje, pasi koha që do ti duhet Idrizit në këtë rast do ti kalojë disa breza. Ne i kërkuam z.Idrizi të mos negocionte me Qeverinë asnjë marrëveshje politike pa përcaktuar fillimisht mënyrën sesi do të trajtohej Rezoluta dhe Çështja Çame. Komuniteti ynë i kërkoi me insistim z. Idrizi të Mos negocionte dhe të Mos merrte në përgjegjësi administrative drejtori si ato të zhavoreve, patentave, barnave dhe të tjera drejtori që nuk kanë asgjë të përbashkët më Kauzën tonë. Komuniteti Çam kërkonte dhe kërkon Rezolutën si dhe hapa të tjerë konkret që cojnë drejt zgjidhjes së Çështjes Çame. Drejtoritë e administruara nga njohjet e vjetra të Idrizit, të kthyera tashmë në burim korrupsioni nuk kanë asgjë të përbashkët me Komunitetin tonë. Idrizi dhe komuniteti Çam tashmë janë të ndarë nga një hendek i thellë. Ai kërkon drejtori, Ne kërkojmë vetëm Rezolutën. I kemi kërkuar Qeverisë ti marri të gjitha mbrapsht cfarë ka dhënë deri më sot dhe do të shoh sesi vetëm një njeri i vetëm do të trishtohet. Votoni rezolutën dhe do të shihni të lumtur 250 mijë shqiptar të Çamërisë kudo që ndodhen ato nëpër botë. Komuniteti i kërkoj Idrizit ta kushtëzonte prej kohësh votën e tij si dhe të deputetit tjetër përfaqësues të PDIU në Parlament. Ne ndihemi po ashtu si edhe Ju, të cuditur por dhe të zhgënjyer që dy deputetët tanë i kanë siguruar kuorumin këtij Parlamentit dhjetra herë (përfshi këtu votimin për marrëveshjen e Ujërave me Greqinë, etj) ndërkohë që nuk kishin siguruar konsesusin politik të nevojshëm për Rezolutën si dhe cdo problem tjetër që con drejt zgjidhjes së Çështjes Çame. Ju sjellim vec njerin prej shumë rasteve ku votimi i tyre u shkëmbye për interesa privat dhe jo politik në dobi të komunitetit tonë. Burime konfidenciale brenda PD na bënë me dije se kur u zhvilluan negociatat me PDIU-në për të siguruar votat e tyre për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Të njëjtat burime citojnë se negociuesi i PD-së ishte në vështirësi të madhe nga frika mos PDIU e kushtëzonte këtë votim më Kalimin në Parlament të Rezolutës Çame. Habia e interlokutorit të PD-së ishte kur Idrizi me qetësi të plotë NUK kërkoj kalimin e Rezolutës për Çështjen Çame por Agjensinë Kombëtare të Ushqimit!!! Një skandal i vërtet politik nga ana e PDIU-së se për të disjtën herë që e japin votën e tyre të rëndësishme në Parlament jo për të përmbushur misionin dhe qëllimin e tyre politik por për pazare të ngushta të lidhura ngusht vetëm me krytarin (e pa-konfirmuar në këto 3 vjet në asnjë asamble apo kongresë të kësaj partie). Ky skandal rëndohet më shumë kur sot emërohet drejtori i ri i këtij institucioni. Askush prej atyre 2 a 3 vetëve që mbajne gjasme detyra të larta në PDIU nuk patën kurrë dijeni për këtë vendimmarrje dhe konfirmojnë që nuk e njohin personalisht dhe mbi të gjitha as janë njoftuar kurrësesi nga Idrizi për këtë cështje. Ndaj me bindje e themi se Votat e këtyre zotërinjëve nuk janë vënë asnjë herë si kusht Rezolutën Çame, apo ndonjë çështje tjetër të rëndësishme për Komunitetin. Përkundrazi, janë orientuar drejt tenderave dhe një morì drejtori matrapazësh të cilat tashmë përbejne thelbin e aksionit politik te drejtuesve te PDIU-së. Lëvizja Çame kërkon të votohet Rezoluta për Çamërinë pa asnjë hezitim dhe eskluzivisht për Komunitetin Çam duke vënë kështu në vend të drejtat e mohuara deri më sot. Cili është komenti juaj ne lidhje me Studion Britanike që z.Idrizi i prezantoj si studio e cila do te perfaqesonte komunitetin Çam në Hagë dhe në Strasburg. Sot janë bërë gati tre vite e gjysmë distancë kohore që nga premtimi dhe prezantimi publik i kësaj nisme nga z.Idrizi. Që prej asaj kohe askush nuk di të thotë se çfarë ka bërë ai me këtë kryepremtim për çështjen çame; në ç’fazë të procesit është kjo dosje, cili është plani i punës dhe mbi të gjitha kur do të bëhet depozitimi i provave dhe fakteve të (pa)mbledhura në Hagë. Na premtuan që do tu merrnin dëshmit noteriale gjyshërve tanë për ti përdorur si prova të jetuara për cështjet e mundshme legale që do të nisnin gjasme në Strasburg dhe në Hagë. Gjyshrit po na vdesin përditë dhe askush nuk u kujtua për ta. Na tregojnë histori me Avoketër fantazëm dhe rezultate që pritet por janë vec në fatazi të sëmura. Ndërkohë që ne prisnim Idrizin të ndërkombëtarizonte çështjen tonë, jemi të sigurt që zotin Idrizin në institucionet europiane e njohin jo për çështjen çame, por për votën pro regjimit të Azarbajxhanit që binte ndesh me Konventën e të Drejtave Themelore të Njeriut. Dëgjojmë deklarata të papërgjegjshme që na paskan përgatitur një database me pronat e camëve në Greqi. Kam të drejtën të dyshoj që edhe kjo është një gënjështër e përformuar paturpësisht në publik. Mua dhe familjes sime, të gjithë kushërinjëve të mi dhe të afërmve që njoh askush nuk na ka pyetur e kërkuar një dokumentacion të tillë askush. Madje aq e sigurt jam për këtë gjë sa i sfidoj publikisht të më sjellin një kopje të dokumentacionit të familjes simë meqë e kanë. Madje po munden ti cojnë një kopje edhe mediave edhe unë u jap fjalën që do të dal publikisht për tu kërkuar falje.

Previous articleNatasha Paço: Nëse të kurruptuarit nuk shkojnë para drejtësisë, PS nuk mund të bëjë Rilindje
Next articleSkandal, drejtori i spitalit të Durrësit Taulant Baku mban në punë në mënyrë të paligjshme pensionisten Liri Dibra