Home Kronika ‘Shoqja e dhomës e dhunonte’, nëna e 22-vjeçares nga Kenia tregon videon

‘Shoqja e dhomës e dhunonte’, nëna e 22-vjeçares nga Kenia tregon videon

Nëna e 22-vjeçares nga Keina tregoi, momentin kur vajza e saj dhunohet nga shoqja e dhomës. Nw emisionin ‘Real People’ nw Euronews me lot në sy ajo tregon videon ku shoqja e vajzës së saj shfaqet shumë agresive ndaj 22 vjecares e cila prej 2 muajsh ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

“Gjithçka shkonte mirë deri në gusht. Njëra nga vajzat ganeze e të cilat ndante apartamentin erdhi nga puna në orën 7 dhe nisi t’i bërtiste. E pyeta: çfarë ke bërë? Gabimi që kam bërë është se hëngra dhe e lashë pjatën në lavaman”, tregon Ruth.

Zënka ishte banale për disa flokë të lënë në karrige dhe një pjatë, por Xhoi nuk e dinte që ky ishte fillimi i problemeve

“Kjo u bë shumë e madhe, i kam të gjitha telefonata ku Xhoi më thoshte: mami jeta ime është në rrezik. I sugjerova to bënte një video që ata që i kishin dhënë apartamentin ta zhvendosnin dhe funksionoi; vajza në fjalë e sulmoi egërsisht duke i kërkuar llogari pse po e filmonte”, thotë Ruth teksa tregon videon.

‘Shoqja e dhomës e dhunonte’, nëna e 22-vjeçares
Previous articleFitore pas 370 ditësh, Kombëtarja i shënon dy herë Armenisë në ‘lamtumirën’ e Reja-s
Next articleRobert Harris: Dy Karlët e mi të Anglisë