Home Sport Shoqata Rajonale Gjirokastër kërkesë FSHF-së: Na jepni emrat e delegatëve që do...

Shoqata Rajonale Gjirokastër kërkesë FSHF-së: Na jepni emrat e delegatëve që do votojnë në zgjedhje, çdo veprim që nuk ka autorizimin tonë do jetë nul

Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër i ka bërë një kërkese zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate më datë 29 janar.

Në kërkesën e siguruar nga Gazeta Sport, Shoqata Rajonale e Futbollit kërkon nga ana e FSHF-së për numrin e delegatëve, emrat e delegatëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër edhe mënyrën se si janë vendosur këta delegatë.

Shoqata bën me dije se në rast të një refuzimi nga FSHF-ja ata do e konsiderojnë mbledhjen e paautorizuar nga ata si nul.
Kërkesa e Shoqatës Rajonale është firmos nga shtatë klube futbolli.

Më poshtë kërkesa e plotë./Gazeta Sport