Home Kronika Shoferi tenton të shtypë dy të rinjtë në Vlorë, ata i vërsulen...

Shoferi tenton të shtypë dy të rinjtë në Vlorë, ata i vërsulen për ta qëlluar me thikë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një sherr mes disa të rinjve sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Siç shihet nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Report Tv, drejtuesi i një makinë luksoze, pas një grindje tenton të shtypë me makinë dy të rinjtë, por ato fatmirësisht janë shpëtuar nda barriera e vendosur për të ndarë rrugën nga trotuari.

Por ngjarja nuk ka përfunduar me kaq, pasi dy të rinjtë që ndodheshin jashtë i janë afruar xhamit të makinës me një thikë me qëllim që të godasin shoferin. Ky i fundit më pas është larguar, ndërsa nuk dihet ende shkaku i përplasjes mes tyre.